Futboll

Ramadani: Nuk kishim as mesfushë si duhet, as mbrojte, por as sulm

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe krijuam raste por nuk arritëm të konkretizonim, kundërsulmet e kundërshtarit ishin vrasëse. Nuk ishim të kënaqur as me barazim, rrezikuam tepër dhe në fund dështuam. Jemi bërë si një ekip 17 vjeçarësh pasi pranojmë gol humb motivi, humb shpresa. Nuk kishim as mesfushë si duhet as mbrojte por as sulm. Drenica fitoi me meritë luftuan më shumë se ne”, tha fillimisht ai.

“S’mund ta fajësoj vetëm sulmin, asnjë skuadër nuk varet vetëm nga sulmi, nuk po i shfrytëzojmë as ndërprerjet kur kemi mbrojtës dominant. Unë i kuptoj sulmuesit, jam me ata gjithmonë do jem me ta”, përfundoi Ramadani.

You Might Also Like