Futboll

Pa fitues në kryendeshje

Dëshira e madhe e të dyja skuadrave për fitore u pa në fushë. Mirëpo, rezultati doli të jetë në fund i barabartë, derisa secila skuadër kapi nga një pikë prej ndeshjes, ku të dyja e donin gjahun e plotë, trepikësh.

E barazimi 1-1 [Ilir Blakçori 54 – Shend Kelmendi 20] më së shumti i ka konvenuar liderit të renditjes Ballkani, që ka ruajtur epitetin e kryesuesit të Superligës përkundër humbjes së papritur ndaj Malishevës dje.

Gjilani me pikën e fituar iu afrua Ballkanit në një pikë, ndërsa Drita tashmë është shtatë pikë larg liderit dhe veçse është pas në luftë për titull.

Sa i përket ndeshjes, të dyja golat erdhën nga gabimet e mbrojtjeve të kundërshtarëve, ku së pari Shend Kelmendi shënoi për ekipin e Ismet Munishit në pjesë të parë, ndërsa ekipi i Ardian Nuhiut barazoi në fillim të pjesës së dytë.

Raste, në të dyja anët. Kartona plotë, ndërsa në fund Ardican Cuculi i Dritës lëshoi lojën më herët për shkak të kartonit të kuq. Tre kartonë të verdhë për Dritën, pos të kuqes së Cuculit, ndërsa katër për Gjilanin në anën tjetër.

Në xhiron e radhës Drita udhëton në Klinë për tu përballur me Dukagjinin, ndërsa Gjilani do të luajë edhe një derbi, ndaj Llapit.

You Might Also Like