Tribuna jugore e Stadiumit të Qytetit në Gjilan, aty ku është dashur të jenë adhuruesit e KF Gjilani ka qenë gati e zbraztë. Skifterët, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit kanë bojkotuar ndeshjen me Flamurtarin dhe kanë zënë vend mbi shkollën e muzikës, prej ku po shfaqin mospajtueshmërinë e tyre, sidomos me kryetrajnerin Arbnor Morina dhe prej aty kanë kërkuar dorëheqjen e tij.