Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018
Filonit Shaqiri kthehet te Gjilani
Ibadete Krasniqi këngëtare shum ë e pëlqyer e estradës kosovare
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fisnik Beqiri nga Fondacioni Kosovë Kosovë-Luksemburg, kanë nënshkruar dy kontrata për realizimin e projekteve
Njëra kontratë ka të bëjë me bashkëfinancimin e bizneseve fillestare dhe ekzistuese në këtë komunë që do të realizohet përmes participimit të komunës, bizneseve dhe fondacionit. Vlera me e madhe që mund të përfitoj një biznes është 10 mijë euro.
Kurse kontrata tjetër ka të bëjë me bashkëfinancimin e iniciativave shkollore ku me këtë projekt pritën të përkrahën disa shkolla të kësaj komune e që vlera maksimale për një shkollë përfituese do jetë 10 mijë euro.
Pas nënshkrimit të këtyre kontratave Fisnik Beqiri bëri me dije se përfituesit do të përzgjidhen me konkurs publik. Ai potencoi se shkollat në projektin tjetër mund të aplikojnë me idetë e ndryshme dhe shtoj se përzgjedhja do të bëhet varësisht nga nevojat dhe arsyeshmëria e propozimeve të dhëna.