Futboll

Pak histori, për  rrugëtimin historik  të  Vllaznisë së Pozharanit  deri në  Supërligën e Kosovës

Nga: Aziz Zuka

Ekipi i themeluar në vitin 1973 ka kaluar në disa etapa tejet të vështira, por ajo arriti që në mënyrën më të mirë të mundshme t’i mbijetoj shuarjes si klub siç bënë shumë skuadra nga Anamorava përfshi edhe disa tjera që ishin në Superlogë të Kosovs siq ishte rasti I KF Hysi  I cili edhe pse pati suksese  u shua si klub. Më poshtë iu sjellë historinë dhe rrugën e klubit drejtë Superligës në 10 vitet e fundit. Vërehet që skuadra me tifo grupin “Tigrat”, gjatë viteve të fundit ka filluar një rritje të jashtëzakonshme pasi shihet se një pjesë të madhe e kaloi në Ligën e Dytë (rangu i tretë).

KF “Vllaznia” nga Pozharani,  triumfalisht përballoi takimin e barazhit me  Skuadrën   e Ferizajt, duke shkruar historinë dhe duke u bërë anëtare e re e Super Ligës së Kosovës. Këtë sukses  tifozët e  gjatë e kremtuan mijëra simpatizantë të Pozharanit dhe të Komunës së Vitisë.

Në këtë shkrim do të përpiqemi që përmes   fakteve   të parqesim  “historinë” e kësaj skudare e cila është themeluar saktësisht   dhe  zyrtarishtë e rexhistruar në organet e atëhershme të sportit të Kosovës.  KF “Vllaznia” e Pozharanit  është  formuar  më   12 gusht  të vitit 1973, është një ndër klubet shqiptare më me traditë në futbollin e Kosovës.   Inicijativa për formimin e  këtij klubi  kishte ardhur nga organizata rinore e
Pozharanit e në Kshillin organizativ për formim të këtij klubi ishin : Ibrahim Kurteshi/I ndjerë/ emrin e të cilit e mbanë edhe stadiumi I futbollit , Sylejman Alidema,  Feriz Pira, Beqir Zuka, Beqir Ramiqi/ I njerë/, Sadik Terziu , Nuhi Musa   dhe disa të rinj të tjerë  emrat e të cilëve nuk kemi mundësi ti përendim të gjithë.

mst/ Shovenistëve serbë në komunë u pengonte emri “Vllaznia”!

Deri  në themelimin e klubit pozharanas në komunën e Vitisë ekzistonte vetëm një klub futbolli I qujtur ”Moravac” në të cilën luanin vetëm serbë, sepse kurr dhe asnjeherë nuk u jepej mundësi dhe hapsirë  lojtarve shqiptarë për të  luajtur.  E këtë e dëshmon edhe fakti se  gjatë procedurës së rexhistrimit të KF Vllaznisë,  Këshilli inicijative për formimin e ketij klubi, pati shumë pengesa “procedrale “ por jo vetëm kjo ngase, atëherë   sërbëve shofenist  u pengonte edhe emri I klubt “Vllaznia”, por meqë serbet në Pozharan nuk paten edhe aq reagime për emrin, më në fund autoritetet komunale të asaj kohe I
dhënë “vizën”  se mund të rexhistrohet    dhe kjo edhe sic theksuam më lartë  edhe ndodhi me 12 gusht të vitit 1973.Në kohen kur u themelua ky klub, nëpër ligat futbollistike të Kosovës garonin ekipe kryesisht të themeluara nga serbët.

Fillimisht KF “Vllaznia” u inkuadrua në Ligën e Qarkut të Prishtinës, ku tregoi rezultate të befasishme për të mirë. Vllaznia aty garoi veetëm një vit  1973/74   sepse  pas formimit të Qarkut të Gjilanit, tri skuadra paralajmëruan betejë për ngjitje në ligën e dytë. Ishin ato “Vllaznia”, “Moravci” dhe “Tekstillac”. Atë vit pati triumfuar “Moravci”, duke ja lëshuar radhën“Vllaznisë”  për vitin që pasoi, dhe vërtetë në këtë vit “Vllaznia” në krye me legjendën Ibrahim Kurteshi dhe golashënuesit Sadik Terziu dhe Ibush  Shasivari shkatrruan  gjithçka. Vllaznia  jo vetëm se u bë kampion atë vit, por shënuan rekord të rrallë, duke fituar të gjitha takimet si në   vjeshtë po ashtu edhe në pranverë. Hyrja ne ligen e dytë (1977) nuk u doli si e kishin menduar, pasi juniorët me shumë perspektivë që u inkuadruan, nuk munden ta bartin një barrë aq të rendë.  Ekipi I juniorve të skuadrës u formua
me inicijativën e dy  punëtorëve sportv Ali Ramiqit dhe autorit të këti shkrimi  Aziz Zukës , por në mungesë të kushteve   të mira , juniorët mezi arrinin që të udhëtonin  për zhvillim të ndeshjeve e most ë flasim për faktin se nuk u punua  në mynyrë profesionale.

Por  formimi I skuadrës së juniorve ishte një veprim me vend ngase  nga juniorët e Vllaznisë në ekipin e parë   u kyqën disa talent të futbollit   e vlenë të ceket emri I njerit nga më të talentuarit Njazi Musa I cili  më vonë mbrojti edhe ngjyrat e ish C.Zvezdës së Gjilanit, atbotë anëtare e Ligës së Dytë federative të Jugosllavisë. Vllaznia  pas vetëm një viti  garish në Ligën e  Dytë të Kosovës u rikthyen në ligën e qarkut për të luftuar serish për titull kampioni.

Box/    Rezultati perfundimtarë skandaloz: Liria /Pogragjë- Kika  2: 32 !

Tashmë të rinjtë e kalitur dhe me fenomenin Njazi Musa. Në Kampionatin 1978/79   sërish ishte pretendente
serioze për tu kthyer në Ligën e dytë të Kosvës .Por një qëlllim të njejt e kishin edhe dy skuadra të tjera Liria e Pograxhës dhe Kika e Hogoshtit  pra tri ekipe po luftonin për titull në këtë ligë: “Vllaznia”, “Liria” Pogragj dhe “Kika” Hogosht. Është  karakteristike se deri dy xhiro para fundit  nuk dihej se cila skuadër do të jetë kampione e kësaj lige Vllaznia apo  Kika  dhe atëbotë pati ndodhe edhe një rezultat skandaloz sportiv! Pas fitores së “Vllaznisë” ndaj “Lirisë” në gjiron e parafundit. Pasi që kishte pësuar disfatë në Pozharan nga skuadra e Vllaznisë  “Liria” meqë më nuk kishte gjasa për  vend të parë  bëri një gjest tepër josportiv dhe  skandaloz. Ajo për tiu “hakmarrë“ Vllaznisë për disfatën që kishte pësuar  në gjiron e fundit do të takohej si vendas me pretendentin tjetër  “Kiken”.  Dhe atherë   erdhi në shprehje fenomeni I kurdisjeve të rezultateve  sepse quditësrisht  skuadrës së Kikës I nevojitej edhe golverazhi   sepse Vlllaznia krahas pikëve të barabarta kishte golaverazh shumë më të mire se Kika  .  Atë takim e patën fituar mysafirët / Kika/ me rezultat të padëgjuar 32:2,ndërkohë që serbet agresiv të skuadrës “Oskar” të  Pasjanit ishin përgatitur për të ndaluar
“Vllazninë”. Ndeshja mes tyre përfundoi 4:4 dhe kampione nga Komisioni  i garave u shpall “Kika”, ndërkohë pozha ranasit e kishin hetuar se në ekipën  nga Pasjanit kishe pasur edhe lojtarë që nuk kishin të drejtë loje, prandaj kishin parashtruar ankesë, e cila u miratua. Kështu,“Vllaznia” u shpall kampion dhe u rikthye në ligën e dytë. Por edhe kësaj radhe Vllaznia në Ligën e dytë nuk qëndroi gjatë pasi që I mungonte përkrahje  financiare e Komunës  sepse ajo atnotë më shume financiarisht e mbeshteste ekpin serbe “Moravac” keshtu që  vllaznia sëërish kthehet ne Ligën e Qarkut të Gjilanit  për të garuar deri në vitin 1988. Rikthimin e tretë  Vllaznia e arriti ta bëjë ne vitin 1987/88  pas një ndeshje dramatike me “Perlepnicën” në Gjilan. E cila mbahet mendë  për penalitit e   shumta  të ekzekutuara  e kjo ndeshje  ishte zhvilluar në Gjilan e ku  pasi që ndeshja në kohë të rregulltë  ishte me rezultat të barabar 2:2  u ekzekutuan nga 11 panalti nga secili ekpi  e sërish  protagonist ishte gardiani I Vllaznisë  Avdullah   Kuka,  I cili mbrojti një penallti e kur I erdhi radha ati të shënoj,  ai e realizoi penalltinë dhe  Vllaznia sërish u kthye për herë të tretë në Ligën e Dytë të Kosovës,  ku  bëri gara deri në vitin  1990,  ku u bë mëhvetësimi I sportit të Kosovës nga
Serbia dhe ish Jugosllavia . Gjatë viteve  të okupimit kur edhe u pavarësua  sporti në Kosovë, “Vllaznia” jo vetëm që nuk e pushoi aktivitetin, por veç sa e intensifikoj. Tani më ishte bërë një skuadër që mund të matej edhe me skuadrat më me renome të Kosovës. E kur jemi te kjo periudhë e  aktivitetit të Vllaznisë ,  vlenë të theksohet se fanelën e Vllaznisë e bartën shumë  lojtarë anonym por edhe  të njohur por ajo cka vlenë të thuhet është se kryesia e atëhershme Vllaznisë arriti që në skuadër në kampionatin 1995/96  ta sjell në skuadër një emer të madhe të futbollit të Kosovës  Besnik Kollari, I cli  I kënaqëte tifozët e kësaj skuadre  por edhe sportdashësit me golat e shumtë  që shenonte por edhe me mynyrën se si I shenonte ate pra me golat spektakular që kur deri atëherë nuk ishin parë në Fushën e Vllaznisë në Pozharan.  Kampionati   1999 deri 2002 e gjen “Vllazninë” më të përforcuar se asnjë skuadër në Kosovë dhe me të vendosur për të hyrë në Ligën e Parë të Kosovës. Përforcimet me Faruk Nazifin, Faton Fetahun e të tjerë e bënë një skuadër të frikshme, që nuk kishe kush ta ndalte, por e ndalen ata të cilët kishin vendosur që titulli
t’i takoj ‘’Vllazrisë’’ së Zhurit e cila u bë kampione e Ligës së dytë falë vetëm dueleve  ndërmjet dy skuadrave ku  Vllazria në pjesën vjeshtore kishte triumfuar në Prizren me rezultat 3:1 kurse në pranverë edhe pse humbi në Pozharan me 3:2  falë  rezultateve  më të mirë për një gol u bë kapione edhe pse me Vlazninë kishin pikë të  njeta !!! Karakteristikë e KF “Vllaznia” gjithmonë ka qenë, që kur një vit nuk e arritën qëllimin. Vitin tjetër nuk zhgënjehej për të hequr dorë nga beteja, por përsëri i mblidhte forcat, mobilizohej dhe ia mësynte realizimit të qëllimit. kështu veproi edhe këto vitet e pas luftës, deri sa garonte në ligen e dytë dhe përherë ishte nder pretendetet kryesor për kreun e tabelës. Në vitin 2012 arrin të luaj në barazh kundër “RamizSadikut”, por edhe aty pa sukses.  Dy vite ma vonë u bë kampione e grupit në Ligën e Dytë dhe u inkuadrua në Ligen e Parë të Kosovës. Me rastin e kremtes së këtij suksesi, me 26.05.2014 u dha premtimi, se nuk do të ndalemi me kaq dhe do të trokasim në dyert e Super Ligës së Kosovës. Dy vitet e para në këtë rang garash u tregua si një skuadër stabile, pa qenë në rrezik për rënie. Vitin e tretë,  prijësit e klubit u mobilizuan
edhe më shume falë edhe angazhimit të Bordit të Kklubit me në kruye Besim Halimin , bënë përforcime dhe nisen fuqishëm kampionatin, si njëri ndër pretendentët kryesor për titull kampioni. Mirëpo, në një konkurrencë çfarë ishte kjo dolën  si të tretë në tabelë me të drejtë pjesëmarrje në barazh, ku për kundërshtar kishin një skuadër mjaftë cilësore  ish anëtare tani e Supërligës  skuadrën e Ferizajt.  Dhe  ky takim “Vllaznisë” i  hapi një faqe të historisë, me qe rast “Vllaznia” arriti suksesin më të madh që nga themelimi. U bë anëtare e rangut ma të lartë – Superliga e Kosovës.

Në fund, të këtij shkrimi po  citojmë edhe fjalët e kryetarit të KF Vllaznisë Besim Halimi, I cili shprehet në emër të kryesisë së klubit dhe në emrin tim personal përshëndes për këtë sukses historik shtabin teknik me dy trajner të mrekullueshëm, lojtaret që nuk kursyen asgjë nga vetja për të arritur këtë sukses. TIGRAT tifo grupin ma të mirë që për asnjë ndeshje nuk na u ndanë. Halimi thoptë se një  falënderim  tjetër edhe për gjithë ata që kontribuuan që nga themelimi I Vllaznisë  e deri me sot.  Gjithashtu, shfrytzoj rastin të falënderojë edhe Komunën
e Vitisë për përkrahëje në arritjen e qëllimit.  E një Falënderimi I vecant dua të potencoj edhe të gjithë donatorët e klubit të cilët na ndihmuan në momemntet më të nevojshme,” është shprehur Besim Halimi,kryetar I Vllaznisë. Aziz Zuka

You Might Also Like