Në futbollin e Kosovës nga ky kampionat është futur edhe sistemi i VAR, i cili në disa raste ka vendosur fatin e ndeshjeve. Mirëpo, përkundër futjes së këtij sistemi në futbollin tonë nuk janë ndalur pakënaqësitë, duke theksuar se u shikua apo nuk u shikua ndonjë moment kontestues.
Gjyqtarët e futbollit shpesh nuk po reagojnë as atëherë kur do të duhej t’a bëjnë një gjë e tillë. Rasti më eklatant ishte në ndeshjen e sotme ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit gjatë ekzekutimit të penaltisë për Gjilanin, kur as gjyqtari anësor e as ata në VAR nuk reaguan edhe pse u pa qartë se një futbollist vendas u fut para kohe në brendi të gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
Është për t’u habitur se si nuk u ra në sy kjo gjyqtarëve, pasi që menjëherë pas ekzekutimit të penaltisë, lojtari që ishte së paku pesë metra prapa Gerhard Prognit ia doli t’a tejkalojë atë dhe t’a pengojë atë që të qëlloj topin për herë të dytë. Se pati shkelje këtu me pas treguan edhe kamerat, por gjyqtari anësor, por edhe ata në VAR i “mbyllën” sytë dhe loja vazhdoi.
Të rikujtojmë se hiq më larg se muaj më parë në duelin Gjilani – Ulpiana, atë ndeshje ku lipjanasit fituan me rezultat 2:3, teksa në penalltinë e dytë të ekzekutuar nga Marclei Santos ishte rikthyer nga gjyqtarët e VAR-it shkak lëvizjes së lojtarit të Gjilanit.
Kryelajmi.com