Gjilan

Pako ushqimore për 150 familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan

Gjilan, 7 maj 2019 – Në shenjë solidariteti me familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, sot organizata “Islamic Relief Kosova”, tashmë e njohur me aktivitetet e saj humanitare, në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë, konkretisht me Qendrën për Punë Sociale, kanë shpërndarë  150 pako ushqimore.

Me këtë rast në fjalën e tij drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka falënderuar oranizatën për këtë donacion, që sipas tij është I mirëseardhur sepse familjet e përzgjedhura janë raste shumë të rënda.

“Falënderoj organizatën e cila ka sjellë këto pako ushqimore për familjet në nevojë. Jemi duke punuar vazhdimisht për ndryshimin e gjendjes në mënyrë që rastet të cilat kanë mungesën e ushqimit në sofër, të jenë përditë e më pak”, ka thënë drejtori Xhemaili.

Kurse, Blerim Gashi, në emër të organizatës ka thënë se janë duke bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 150 familje, prej tyre 120 që janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale dhe 30 familje i ka përzgjedhur organziata, të cilët kanë jetimë në familje.

E nga ana e tij, Ruzhdi Selimi, ka potencuar rëndësinë që kanë këto pako ushqimore për familjet në nevojë dhe gjithashtu ka potencuar se edhe në këtë fazë kërkesat janë ende të mëdha, mirëpo bashkërisht edhe me ndihmën e donatorëve dhe solidaritetin e treguar gjendja gjithnjë është duke u përmirësuar.

You Might Also Like