Në kuadër të xhiros së dytë në Klinë janë përballur Dukagjini e Gjilani, dy ekipe që në xhiron e parë nuk shënuan fitore. Në një ndeshje të baraspeshuar në pjesën e parë, Gjilani pati një rast shumë të mirë që të shënuar, por gjuajtja e sulmuesve gjilanas u bllokua, derisa Dukagjini u tregua shumë i rrezikshëm sidomos nga ndërprerjet dhe nga një ndërprerje e tillë nga gjuajtja nga këndi, Dukagjini ia ka dalë që të shënojë.
Gjuajtja nga këndi u dha nga ana e djathtë dhe topin me kokë e qëlloi Pefqeli, i cili qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës së Gjilanit, e cila ishte e pambrojtur për rezultatin 1:0. Deri në fund të pjesës së parë. Gjilani u mundua që të barazojë rezultatin, por pa ia dalë një gjëje të tillë. Bile në fund të minutave shtesë Gjilani për pak sat ë pësojë edhe një gol, por gjuajtjen e Isufit e ndali Laroshi.
Me të nisur pjesëloja e dytë pas një harkimi të Bashës, Avdyli për pak gjuajti jashtë portës. Në minutën 54 pas harkimit të Erlis Xhemajlit, Boshnjaku për pak sa nuk shënoi autogol, kur nga pakujdesia gjuajti me kokë e Laroshi me mund të madh e dëboi topin në fundore. Në minutën 84, Gjilani pati një mundësi të mirë pas një goditje nga këndi kur Jaroviq gjuajti me kokë e gjuajtja e tij u bllokua, kurse edhe në topin e kthyer sulmi i Gjilanit nuk ia doli që të shënojë.
Kur Gjilani po bënte përpjekje të kota për të barazuar, një kundërsulm i shpejtë i Zylfijit dhe dalja e pakontrolluar e Laroshit bënë që porta të mbetet e zbraztë dhe Zylfiji me mjeshtri e futi topin në rrjetë për 2:0. /kryelajmi.com/.