Futboll

“Skifterët” nderojnë me mirënjohje Afrim Kqikun, një ndër themeluesit dhe kryetari i parë i KF Gjilanit

Para ndeshjes Gjilani – Dukagjini,  adhuruesit më të flaktë të SC Gjilani, “Skifterët” kanë nderuar me mirënjohje, Afrim Kqikun, njërin ndër themeluesit dhe kryetarin e parë të KF Gjilani.

Një buqetë me lule dhe një  mirënjohje, Afrim Kqikut ia kanë ndarë udhëheqja e tifo grupit “Skifterët”, kurse publiku i pranishëm ka thirrur emrin e Afrim Kqikut.

Kqiku, i njohur në Gjilan e më gjerë si një bamirës i madh, i cili ndihmoi çdo fushë të jetës e veçmas sportin, në vitin 1995, kur në kushte riorganzimi të Ligës së Futbollit të Kosovës për shkak të kushteve të rënda në Kosovë, ishte ndër të parët që nisi përjekjet që Gjilani të bëhet pjesë e Ligës së Rajonit të Ferizajt dhe në sezonin 1995/1996, Gjilani, që udhëhiqej nga kryetrajneri Refik Rexhepaj ia doli që të shpallet kampion i Rajonit të Ferizajt dhe të inkuadrohet në Ligën e Kosovës,  pjesë e të cilës ishte deri në shpërthimin e luftës në Kosovë, kurse pas luftës ky ekip mbeti ndër më të organizuarit falë edhe kontributit të madh të Afrim Kqikut.

Afrim Kqiku,  pos si themelues, udhëheqës e donator ka lënë një numër të madh të fotografive të bëra ndër kohë, që janë dëshmi për zhvillimin e sportit për  gjeneratat që do të vijnë. Kjo mirënjohje ka shkuar për një personalitet i cili plotësisht e ka merituar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like