Futboll

Pas humbjes nga Drita dorëhiqet kryetrajneri i Drenicës

Trajneri, Fadil Rama ka ndarë rrugët me Klubin Futbollistik “Drenica”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi nga Skënderaji në llogarin e tyre duke njoftuar për largimin e Ramës.

“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjës 4:1 kundër FC Drita.

Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës.

Ky i fundit ka falendëruar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu edhe klubi falendëron trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm.

Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri”, thuhet në postimin e FC Drenica.

Sot, Drenica ka pësuar humbje 1:4 ndaj Dritës në Gjilan, siç duket kjo humbje dhe rrjedhoja e rezulteteve jo të mira në takimet e kaluara ka bërë që Rama të jep dorëheqje nga FC Drenica.

You Might Also Like