Sot pata nderin ta pres në takim z.Ilmi Krasniqin, një personalitet i çmuar i qytetit të Gjilanit, që për dekada ka shërbyer me devotshmëri e përkushtim në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në qytetin tonë.
Me rastin e pensionimit të tij, i ndava mirënjohje në shenjë respekti për kontributin, ndershmërinë dhe besnikërinë e treguar gjatë dekadave.
Ai mbetet shembull i përkushtimit ndaj misionit fetar dhe kombëtar në Gjilan.




