Falënderim për qytetarët dhe përkrahësit e PDK-së në Gjilan
Pas disa mandateve, me krenari njoftojmë se Gjilani dhe Anamorava po përfaqësohet sërish në Kuvendin e Kosovës me deputetin Arben Mustafa, falë mbështetjes së fuqishme të qytetarëve tanë dhe përkrahjes së gjerë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Urimet më të përzemërta për deputetin Arben Mustafa për këtë sukses të merituar. I urojmë shëndet, punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në përfaqësimin e interesave të qytetarëve.
Njëkohësisht, urime edhe për kandidatët e tjerë të Gjilanit për rezultatet e arritura, në veçanti për Aurora Osmanin, për angazhimin dhe kontributin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe falënderim i veçantë për Selver Xhelilin dhe Adrijana Latifin për mobilizimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj fushate.
Një falënderim i madh për shefin e Sh.Z Izmi Zekën dhe për të gjithë anëtarët e shtabit zgjedhor, përfaqësuesit e nëndegëve dhe secilin anëtar e anëtare të strukturave të Degës së PDK-së në Gjilan, për kontributin dhe angazhimin e tyre të çmuar.
Në mënyrë të veçantë, falënderojmë qytetarët e Gjilanit, votuesit dhe përkrahësit tanë besnikë, për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj PDK-së. Ky sukses është rezultat i drejtpërdrejtë i besimit tuaj.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë për secilin kontribut tuajin.
Respekt e paçi dhe shëndet.
Riad Rashiti, kryetar i degës



