Komuna e Gjilanit, ka organizuar një aksion për pastrimin e Liqenit të Livoçit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Alban Hyseni, drejtorë, zyrtarë komunalë e qytetarë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se pas pastrimit, Liqeni i Livoçit, tani me pamje dinjitoze.
Ai falënderoi qytetarët dhe aktivistët që i‘u bashkuan në pastrimin e liqenit.
“Së shpejti do të vendosen dritat dhe kamerat, për ta mbrojtur këtë bukuri natyrore. Qytetarë të dashur, ta mbajmë bashkë të pastër Liqenin – këtë pasuri tonën”, tha kryetari Alban Hyseni.
https://www.facebook.com/share/r/173h2UK5Fu/