Gjilan

PDK e Gjilanit ngushëllon familjen e Ilmi Ramadanit

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, bashkëveprimtarit të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Ilmi Ramadani.
Ilmi Ramadani do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri i përkushtuar, atdhetar i paepur dhe intelektual që idealin për lirinë e vendit e mbajti mbi gjithçka. Largimi i tij është humbje e madhe për familjen, bashkëveprimtarët dhe gjithë shoqërinë.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve dhe të gjithë të afërmve.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilmi Ramadanit!
PDK – Dega në Gjilan
Riad Rashiti

You Might Also Like