Gjilan

PENSIONISTËT NUK DUAN LËMOSHË, POR VLERËSIM DINJITOZ PËR KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR TË TYRE

Sot, në një takim me pensionistët diskutuam e u njoftuam me problemet e mëdha e të vazhdueshme të tyre në Republikën e Kosovës.
Pensionistët u mirëpritën nga kandidatët për deputet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Labinotë Demi Murtezi dhe Arjeta Rexhepi, si dhe nga anëtari i kryesisë Ismajl Kurteshi.
Nga vjedhja e fondeve të pensioneve nga regjimi i kaluar e deri tek mostrajtimi adekuat i kësaj kategorie në vendin tonë nga qeveritë e kaluara, kanë bërë që pensionistët të ndihen të lënë anash.
Ata, tanimë po e shohin Lëvizjen VETËVENDOSJE! si të vetmën shpresë për realizimin e qëllimeve të tyre dhe kthimin e dinjitetit për ta.
Referendumi i 14 shkurtit, do përkrahet maksimalisht edhe nga pensionistët gjilanas, e kjo përkrahje do jetë vula e fitores madhështore!

You Might Also Like