ARSIMI

Pensionohen edukatorja Manushe Rexhepi dhe mësimdhënësja Sherife Ibrahimi

Pas një pune me dekada të tëra në arsim janë pensionuar Manushe Rexhepi, edukatore në Shkollën  e Mesme të Ultë ‘’Sadulla Brestovci’’dhe Sherife Ibrahimi, mësimdhënëse e lëndëve matematikë – informatikë në po të njëjtën shkollë.

Me rastin e pensionimit të këtyre dy punëtorëve të dalluara të arsimit, në Shkollën e Mesme të Ultë ‘’Sadulla Brestovci’’ në Gjilan është organizuar në ceremoni përcjellëse në të cilën është çmuar lart puna e palodhshme e këtyre dy mësimdhënësve në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Ruhan Zymberi, drejtor në Shkollën e Mesme të Ultë ‘’Sadulla Brestovci’’ dhe anëtarët e kolektivit të kësaj shkolle kanë uruar përzemërsisht mësimdhënëset Manushe dhe Sherife, duke theksuar se ato kanë lënë gjurmë të thella te çdo nxënës që kanë pasur fatin të mësojë prej tyre. ,,Puna dhe përkushtimi juaj do të mbeten gjithmonë të çmuara, dhe kujtimet e krijuara në klasë do të jetojnë përgjithmonë. Ju urojmë shëndet dhe gëzim në këtë kapitull të ri të jetës tuaj!,,/kryelajmi.com/.

You Might Also Like