Një jetë në shërbim të edukimit të brezave
Shkolla e Mesme e Ultës “Selami Hallaqi” sot nderon me mirënjohje të thellë dy kolege të çmuara, znj. Drita Fazliu – mësuese dhe znj. Batishahe Sylejmani–i edukatore, të cilat pas një karriere të gjatë e të suksesshme në arsim po nisin rrugëtimin e tyre të merituar në pension.
Një jetë e tërë në edukim është një vepër madhore. Përmes përkushtimit, punës së palodhshme dhe dashurisë për profesionin, ato formuan breza të tërë fëmijësh e nxënësish, duke u bërë jo vetëm udhëheqëse në dije dhe zhvillim, por edhe modele të vlerave njerëzore, respektit dhe humanizmit.
Kontributi i tyre nuk matet vetëm me vite pune, por me gjurmët që kanë lënë në mendjet dhe zemrat e fëmijëve, nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit tonë shkollor. Ato do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë dhe krenarisë së shkollës sonë.
Stafi udhëheqës i shkollës, mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë ju urojnë shëndet, qetësi dhe gëzim në vitet që vijnë, duke ju falënderuar nga zemra për çdo orë mësimi, për çdo këshillë të dhënë dhe për çdo hap që hodhët në shërbim të arsimit e edukimit.
Faleminderit, mësuese Drita Fazliu!
Faleminderit, edukatore Batishahe Sylejmani!