ARSIMI

Tahir Arifi, mësimdhënës i ri i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Tahir Arifi që nga kjo e martë i është bashkëngjitur stafit mësimor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ai është mësimdhënës i ri i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë shkollë, duke zëvendësuar profesorin e deridjeshëm Ekrem Kryeziu, i cili tashmë është pensionuar.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” e ka mirëpritur profesor Tahir Arifin, duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë. Ai ka thënë se me ardhjen e profesorit Tahir, shkolla e jonë ka përfituar shumë, ngase ai është tashmë është një profesor i dëshmuar për punën e tij.

Edhe profesori i pensionuar, Ekrem Kryeziu, ka uruar nga zemra profesorin Tahir Arifi, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë sukses. “Ardhja e profesorit Tahir ka qenë dëshira ime e kamotshme, këtë ua kam thënë edhe nxënësve, andaj, të uroj punë të mbarë, miku im i respektuar!”, ka shkruar ish-profesori Ekrem Kryeziu.

Profesori Tahir Arifi është shprehur se është mirënjohës për mbështetjen që ka marrë nga të gjithë, duke theksuar se që sot u ka kërkuar nxënësve që të mos më shohin si dikë që ka ardhur në vend të profesorit Ekrem, sepse disa njerëz nuk mund të zëvendësohen kurrë!

I dëshirojmë punë të mbarë profesorit Tahir Arifi.

You Might Also Like