Udhëheqësit e shkollës, kolegët dhe nxënës të arsimtarit Njiazi, shprehën falënderimin dhe respektin për kontributin që ka dhënë për dekada në procesin edukativo-arsimor.
Sot me datë 10.05.2019 në ambientet e shkollës “Selami Hallaqi” në një ceremoni u organizuar për nder të pensionimit të tij. Dalja në pension e mësuesit Nijazi Haziri , nxënësit kishin përgaditur surpriza poashtu dhe kolektivi shkolles!.
Sot ishte dita e fundit e punës e arsimtarit Nijazi Haziri, njëkohësisht edhe pensionimi i Tij. Ta përmbyllësh një kapitull të historisë jetësore në misionin e shenjtë-mësimdhënës është përgjegjësi shumë e madhe. Kontributi i arsimtarit në procesin edukativo-arsimor është shembull dhe për çdo lëvdatë.
Stafi udhëheqës i shkollës, kolegët dhe stafi teknik, urojnë që shëndeti, lumturia e mbarësia t’ju përcjellin për kohë të gjatë me gjithë familjen, e cila mbetet krenare me veprat tua!