Pas një pune shumëvjeçare në arsim është pensionuar Ramadan Xhelili, mësimdhënës I matematikës në Shkollën e Mesme të Ultë “Thimi Mitko”. Arsimtari Ramadan ka dhënë një kontribut të çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Kolegia e tij e punës, Drita Maliqi – Zunça ka shkruar në profilin e saj në facebook:
Mësuesi, arsimtari Ramadan Xhelili, mbyll karrierën e tij të bujshme, të cilën e deshmoi me kualitetin intelektual, duke ushqyer trurin njerëzor me dije ne lenden e Matematikes, duke shndërruar masën në një komunitet krenar të etur për dituri.
X,Y,Z e tij ishte metoda interaktive, kishte fuqinë e aspekteve komunikativo- interaktive te qasjes edukative, mprehtesinë e mendjes dhe madhështinë e zemrës. Ora e tij mësimore fasciononte me thjeshtësinë, kreativitetin dhe praktikën e rrallë. Ne nxenesit ,koleget e tij shumevjeqare e pamë shumë qartë se si arriti sukseset, i cili sot edhe na i la me pensionimin dhe nga të cilat ne do të përfitojmë edhe me tutje pa u ndal.
Me rrespekt Drita!
GEZUAR DITELINDJA!