Gjilan

Protestojnë punëtorët e KEDS-it, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEDS-it nga komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë kanë mbajtur këtë të mërkurë një grevë njëorëshe, duke kërkuar rritje të pagave.

Të tubuar që në orët e hershme të mëngjesit, këta punëtorë kanë shpalosur kërkesat e tyre, të cilat i ka bërë të ditura Avdurrahim Hasani, kryetar i sindikatës, i cili ka thënë se kërkojnë rritje të pagës në vlerë 100 euro. Ai ka thënë se menaxhmenti i KEDS-it u kishte ofruar një rritje në vlerë pre 30 euro, por që për ta kjo rritje ishte e papranueshme. Hasani, ka thënë se në gjendjen e tashme, kur ka rritje drastike të çmimeve, kjo vlerë është shumë e vogël për ta.

“Ne punëtorët, të organizuar në sindikatë kërkojmë rritje të pagës në minimum 100 euro, kjo vlerë plotëson kushtet tona dhe në një mënyrë është një stimulim për ne punëtorët”, ka thënë Hasani, që ka shtuar se afërsisht janë 200 punëtorë, kurse në organizim sindikal janë rreth 140, pra mbi 70 përqind e punëtorëve.

Ai tha se mendojnë se kjo është kërkesë reale dhe se Kompania mund t’i plotësojë këto kushte, ngase kompania nuk punon me humbje, ka thënë Avdurrahim Hasani, që ka shtuar se në fillim do të protestohet një orë, ditën tjetër dy orë dhe të premten 3 orë, nëse nuk plotësohen kërkesat. Nga e hënë parashihen forma të tjera të grevës, gjithmonë nëse nuk plotësohen kushtet.

 

You Might Also Like