ARSIMI

Pensionohet profesori Izeir Hyda

Izeir Hyda lindi më, 04.04.1956 në fshatin Pogragjë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e Mesme Teknike Dega e Makinerisë e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Gjilan (1971-1975). Gjatë shkollimit të mesëm ishte shumë aktiv në jetën kultorore dhe sportive të shkollës dhe në rininë e fshatit. Dy vjet studioi për ekonomi. Pastaj i përfundoi studimet për Letërsi e Gjuhë Shipe në Fakultetin Filozofik në Univerzitetin e Prishtinës ku mori titullin profesor.

U martua më 1980 me Nazmijen nga Malisheva e Gjilanit dhe kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë: Besianën, Blertën dhe Betimin të gjithë të shkolluar. Punën e filloi në vendlindje, në ShkollënFillore “Liria” të Pogragjës në vtin shkollor 1979/80.

Në Prill të vitit 1980 shkoi në Shërbim Ushtarak të ish RSFJ (në Zarë të Kroacisë). Më të kthyer nga Shërbimi Ushtarak, për shkak të aktivitetit të tij politik dhe kyqjes në Grupet ” Marksiste-Leniniste” dhe kërkesës Kosova-Republikë u largua nga procesi edukativo-arsimor dhe nuk u lejua që të punoi për tri vjet me radhë nga pushteti i atëherëshëm. Fakte për ta burgosur nuk kishte, sepse gjatë kohës kur në Kosovë ndodhen ngjarjet e përgjakshme dhe demostratat për të drejtat e shqiptarëve ai ndodhej ne Shërbim Ushtarak dhe se shokët e shumtë që tanimë ndodheshin nëpër burgje nuk nxorrën asnjë fjalë.

Pas tri vjet largimi nga puna u kthy përseri në arsim në vendlindje. Gjatë kësaj periudhe jetësore në Pogragjë ishte shumë aktiv në të gjitha aksionet e fshatit. Në fund të viteve 80-të e veçanërisht në dekadën e fundit të shekullit të kaluar ishte shumë aktiv në jetën politike të pluralizmit politik, sidomos në LDK. Pas përfundimit të luftës vazhdoi punën në arsim së pari në ShMU “Musa Zajmi” për të vazhduar në ShMU “Abaz Ajeti” dhe së fundi në ShMU “Sadulla Brestovci”.

Në të gjitha shkollat ku punoi ishte arsimtar i dalluar dhe shumë i respektur e i dashur për nxënës. Ndërtoi raporte të shkëlqyeshme me kolegët e punës, i respektoi dhe e respektuan shumë. Në të gjitha shkollat ku punoi deri në ditën e pensionimit ishta bartës i të gjitha aktiviteve kulturore e letrare dhe udhëheqës i të gjitha programeve shkollore. Gjatë kohës kur punoi në ShFMU “Musa Zajmi” ishte bartës i aktivitetit ‘Teatri në shkollat fillore’ për tri vjet rresht. Ky program organizohej dhe mbikqyrej nga teatri ODA i Prishtinës.

Gjithashtu me nxënës përgatiti disa emisione për programin “Libri i hapur’ të cilat u shfaqën disa herë në RTK-ës. Ndërsa në ShMU Sadulla Brestovci në Kuizin 1,2,3, në RTK e Kosovës me nxënënësit e kësaj shkolle zuri vendin e parë në Kosovë. Ishta aktiv edhe në jetën muzikore për fëmijë. Ku së bashku me artistën Arta Haziri inicuan themelimin e Festivalit të muzikës për fëmijë “Mollëkuqet”, festival që më vonë arriti famë ndërkombëtare. Ishte gjashtë herë me radhë antar i Jurisë profesionale duke ndarë shpërblimet për tekstin më të mirë të këngëve për fëmijë. Si bartës i shumë aktiviteteve të tjera e si puntor i palodhur me nxënës, përfundoi me shumë sukses punën në arsim. U pensionua më 4 prill të këtij viti.

You Might Also Like