Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit, njofton qytetarët se ata që ndezin goma dhe gjësende të tjera për 1 Maj, do të pasojnë gjobat në shumën prej 100 euro.
Inspektorët komunal janë vazhdimisht në terren dhe gjobat do të pasojnë konform Udhëzimit Administrativ Nr.06/2018 për
Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon djegien e gomave sikurse edhe Udhëzimi Administrativ, duke shtuar se do të ketë tolerancë zero për ata që ndezin.
Ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.