ARSIMI

Për ditën e mësuesit, Gjimnazi „Zenel Hajdini“ me përkushtim vizuel për mësimdhënësin Artan Bunjaku

Për ditën e mësuesit, 7 marsin, nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit Shoqëror „Zenel Hajdini“ kanë përgatitur një përkushtim audiovizuel për profesorin dhe kolegun e tyre Artan Bunjaku, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë.

Doajeni i gazetarisë gjilanase e kosovare, Hasan Bunjaku dhe i biri i tij, profesori Ridvan Bunjaku, sikurse edhe gruaja e Artanit, mësuesja Lumnije Bunjaku bashkë me dy fëmijët Kesianën dhe Saimirin e kanë falënderuar këtë kolektiv për përkushtimin dhe respektin që kanë treguar ndaj më të dashurit të tyre. Ata në një postim të tyre kanë shkruar:

Nga thellësitë e zemrës së zhuritur, i falënderoj nxënësit dhe kolektivin e Gjimnazit “Zenel HAjdini” për këtë përkushtim audiovizuel për profesorin e kolegun e tyre e djalin tonë të dashur!Ju vaftë mësimdhëniea e mësimnxënia e shenjtë, siç do të dëshironte kolegu e Profa. i Juaj e djali ynë Artani, që do të ishte urimi më i shtrenjtë e sublim për Të! qofshi mirë me shëndet e ju përcjelltë fati në jetë – ashtu siç do iu uronte nga palca e shpirtit im Bir, Artani!

Ndryshe, në manifestimin e organizuar sot nga Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria e Arsimit me mirënjohje janë nderuar profesorët që kanë dalë në pension dhe ata që kanë ndërruar jetë e në mesin e tyre është nderuar edhe profesori Artan Bunjaku, mirënjohje që e ka pranuar mësuesja Lumnije Bunjaku.kryelajmi.com

Përkushtimin mund ta ndiqni në linkun:

https://www.facebook.com/690491731074078/videos/1224069984675553

You Might Also Like