KULTURA

Për “Flakën e Janarit” u shpenzuan 65 mijë euro

Në Kuvendin Komunal të Gjilanit, informatën për manifestimin e sivjetmë “Flaka e Janarit” 2020, një aktivitet ky kulturor kushtuar heronjve dhe martirëve të kombit, e paraqiti drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, e cila theksoi se për rreth një muaj aktivitet janë shpenzuar 65 mijë euro.

Nga anëtarët e Kuvendit u tha se një manifestim mbarëkombëtar si “Flaka e Janarit” duhet të përfshihet gjithsesi në kalendarin e Ministrisë.

Shpresa Kurteshi, kryesuese e Kuvendit tha se një kërkesë e tillë është bërë vazhdimisht, gati çdo vit në Ministri, por fatkeqësisht është kthyer me një mbështetje të vogël financiare dhe shumë herë nuk na është dhënë fare mbështetje financiare.

Për më tepër, ajo tha se pajtohet me këtë propozim, por tha se Drejtorisë për Kulturës duhet t`i jepet kohë për ta përgatitur kërkesën me shkrim, me të gjitha elementet e nevojshme dhe për ta sjellë në Kuvend për miratim.

Përndryshe, në mënyrë formale, nuk kemi pse ngutemi dhe e bëjmë një kërkesë të tillë, tha Kurteshi-Emini

You Might Also Like