Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe përfaqësuesi i Pozharanit Ilir Zuka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozharan, me që rast edhe kanë shprehur shqetësimin për zvarritjen e këtij projekti. Me qenë se ishte paraparë që realizimi i projektit të përfundoj më parë, siq ishte planifikuar, megjithatë, punimet nuk janë duke u kryer dhe po neglizhohet puna”, ka theksuar kryetari Haliti. “ Kërkoj nga investitori Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga Ministria e Administratës Publike, që të merren me më përgjegjësi për ndërtimin e shkollës sipas planit dinamik të paraparë.
Në cilësinë e kryetarit të Komunës,në emër të Drejtorisë së Arsimit, në emër të shkollës dhe këshillit të fshatit dhe këshillit të prindërve, shprehim shqetësimin tonë për zvarritjen e këtij projekti dhe kërkojmë nga Ministritë kompetente dhe operatori ekonomik që e ka fituar projektin, që të zbatoj planin dinamikë për shkak se të gjithë jemi të brengosur, me që punimet kanë ngecur shumë dhe kjo është e patolerueshme”, u shpreh Haliti.
Përndryshe, bëhet e ditur se punë kryesi për disa javë nuk ka vazhduar me punimet aty dhe kjo ndikuar që të rritet shqetësimi për zvarritje të mëtejme të këtij projekti.PozharaniPress