Gjilan

Për Mireshin këto janë pesë projektet për investime

Edhe sonte realizuam dëgjimin publik të radhës me banorët e fshatit Miresh.
Sikurse edhe në dëgjimet paraprake me pjesëmarrje, edhe në Miresh banorët shpalosën kërkesat e nevojat e tyre për të cilat ju duhet mbështetja institucionale për realizim.
Pas propozimeve të shumta, u selektuan 5 projekte për investime:
🔹Fushë sporti në shkollë me bari sintetik
🔹Ndriçimi i stadiumit të fshatit me panelë solarë
🔹Renovimi i kulmit të xhamisë
🔹Panelë solarë në shkollën e fshatit
🔹Investimet shtesë në rrjetën e ujësjellësit të fshatit
Këto projekte do të votohen me 4 qershor në ora 16:00, nga banorët e fshatit Miresh.
Riad Rashiti, drejtor

You Might Also Like