Komunikacion

Për shkelje të rregullave 30 shoferëve u shqiptohet masa e ndalimit të mjeteve motorike

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.09.2025 – 11.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë (1648) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës.

· Janë tërhequr nga komunikacioni dy (2) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.

· Përmes postës janë shpërndarë gjithsejtë 26 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

Me fillimin e vitit të ri shkollor jemi të angazhuar me plane shtesë rreth shkollave që gjenden pranë rrugëve magjistrale si në Bresalc, Radivojc, Partesh, Gjilan.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët andaj ti respektojmë rregullat ti ruajmë fëmijët tanë dhe pjesëmarrësit tjerë në Trafik.

You Might Also Like