Komunikacion

Aktivitete për siguri në trafikun rrugor

Me datën 05.03.2024 njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan së bashku me njësitin për komunitet të Stacionit Policor Gjilan ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese praktike në rrugë me nxënës të ciklit të ulët të shkollave ‘’Selami Hallaqi’’, ‘’Musa Zajmi’’, ‘’Thimi Mitko’’, ‘’Rexhep Elmazi’’ dhe ‘’Mulla Idrizi’’ të Gjilanit . Kjo fushë vetëdijesimi synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin e përbashkët për të siguruar një mjedis më të sigurt për fëmijët në trafikun rrugor.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit janë informuar rreth rrezikut në rrugët me trafik të zhvilluar, njoftimin rreth rregullave themelore të trafikut dhe inkurajimi i tyre për përdorim të trotuareve gjatë ecjes, kufizimit të përdorimit të rrugës dhe vetëm atëherë kur është e nevojshme, shtegtimi i rrugës në vendkalime të shënjuar për këmbësorë, njohja me semaforët e këshilla të tjera.
Përgjegjësia për sigurinë e fëmijëve është e përbashkët, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Të gjithë së bashku, mund të bëjmë ndryshime pozitive dhe të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve.

You Might Also Like