Në konkursin e sivjem letrar të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” 20202, si dhe për Orën e madhe letrare, e njohur tashmë si “Pena e Flakës”, në bazë të konkursit të shpallur kah fundi i dhjetorit të vitit të kaluar e deri më 17 janar 2020, kur edhe është mbyllur, kanë arritur gjithsejt 143 krijime letrare.
Për tri çmime letrare në poezi, sipas konkursit anonim letrar,konkurojnë gjithsejt 75 poezi.
Për tri çmime letrare në prozë – tregimi i shkurtër, konkurojnë 48 tregime.
Edhe për orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, nga 29 poezitë e dërguara, për Çimin tradicional letrar “Pena e Flakës”, konkurojnë 21 poezi, të zgjedhura nga Organizatori i kësaj pjese letrare të Manifestimit, Ars Clubi “Beqir Musliu”.
Në tërësi, 134 krijime letrare konkurojnë për shtatë Çmime me datën 31 janar 2020, kur edhe mbahet PENA E FLAKËS, në hapësirat e Bibliotekës së re të Gjilanit, duke filluar nga ora 16:00.
Dy Juri letrare, njëra e konkursit anonim letrar dhe tjetra e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës”, tashmë janë emëruar dhe po merren me vlerësimin e gjithë këtyre krijimeve të reja letrare.
Përgjegjësi i pjesës letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2020
Sabit Rrustemi