Dënojmë fuqishëm këto akte, përmes reagimit publik, me rastin e shfaqjes së grafiteve në qendrën e Bujanocit, me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.
Sot, në qendrën e Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen shkronja S, së bashku me kryqin, na vazhdim është hasur i shkruar si grafit me emrin dhe mbiemrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.
Kujtoj, opinionin e gjërë, se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit jan në shtim e sipër, pasi jan shfaqur edhe me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve”.
Radhazi në Shtëpin e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk jan ndalur së shkruari, grafite,pankarta me mbishkrime ku shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe jepe mesazh kërcënimi ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Jo që kan marr hov mbishkrime me pankarta e grafite, dhe jan krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri.
Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënimit, është për të mbjellur frigë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim.

I bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të shtojn prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përveqë pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.
Gjithashtu përmesë këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagoj zyrtarisht duke denuar këto akte, kurse Republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Autor është: Refik HASANI Datë, 6 shtator 2025