“Sot, me ndjenja të thella krenarie e shfaqem Dokumentarin për Bashkim Selishtën dhe me mirënjohjeje, përulemi me nderim përpara veprës patriotike të dëshmorit të kombit, Bashkim Selishta. Ai ishte një bir i denjë i kësaj toke, që zgjodhi rrugën e lavdisë dhe flijimit për lirinë e Kosovës. Si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai dha kontributin e tij më të çmuar — jetën — për ta bërë të mundur ëndrrën shekullore të një populli të lirë, të bashkuar dhe sovran.
Sot, kur gëzojmë frytet e lirisë, është detyrë morale dhe kombëtare të kujtojmë me nderim ata që me guxim dhe sakrificë ndërtuan themelet e shtetit tonë. Vepra dhe kujtimi i Bashkim Selishtës do të mbeten përherë të gjalla në zemrat tona, si shembull i përkushtimit dhe dashurisë së pastër për atdheun.
“Lavdi jetës dhe sakrificës së tij!”
Bekim Selishta