Shpëtim Idrizi, kryetrajner i Trepçës ’89
“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që përballë kishim kampionin aktual. Nga një gabim i vetëm pësuam dhe është hera e dytë që pikërisht ndaj Dritës po na përsëritet ky gabim. Vetëm goli na mungoi, pasi qe e dominuam Dritën. Jam i kënaqur nga 11 xhirot që kemi kaluar, me ecurinë e ekipit jam i kënaqur.”, tha Shpëtim Idrizi.