Futboll

Ramadani: Kjo është një biletë për në Evropë që nuk duhet ta humbim

Trajneri Zekirija Ramadani, kryetrajner i Gjilanitt pas fitores ndaj Trepçës ’89 ka shkruar:.

“Ishte ndeshja më e mirë e kampionatit. Ishte fillimi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Goli i pranuar nga Trepça ’89, na mobilizoi. Edhe pse me një lojtar më pak në fushë mblodhëm forcë dhe arritëm të shënojmë edhe gola tjerë. Kjo është një biletë për në Evropë që nuk duhet ta humbim. Objektivi normalisht është Kupa, por edhe në kampionat kemi pozitë të mirë”, ka thënë Ramadani.

Ai vlerësoi paraqitjen e Albert Dabiqajt dhe lojtarëve tjerë të Gjilanit. Dabiqaj shënoi pesë golat e fitores.

“Rezultati nuk do koment dhe jo vetëm Dabiqaj, por edhe gjithë lojtarët tjera kanë dhënë maksimumin në çdo takim. Më vjen keq që humbëm derbin, por me këtë fitore shlyejmë sado pak borxhin ndaj tifozëve që na kanë përkrahur maksimalisht”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like