Muzikë

Pianistja Hajrije Bislimi nga Gjilani, profesoreshë e suksesshme, nxënësit e saj fitues në gara ndërkombëtare

Hajrije Bislimi është profesoreshë e pianos në shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan .
Kreu shkollën fillore dhe të mesme të muzikës paralelisht në dy drejtime : në Gjilan- shkollën e mesme Pedagogji e Muzikës dhe në Prishtinë për instrumental-Piano.
Studimet dhe masterin i kreu ne UP-Arteve të Muzikës në Prishtinë në drejtimin Instrumental-Piano (Interprete) dhe Pedagogji e Pianos ( Instrumental).
Gjatë shkollimit të saj me piano ka pasur shumë përformanca dhe pjesëmarrje të shkëlqyeshme në koncerte , duke përfaqësuar Gjilanin në gara në nivel vendi dhe ndërkombëtare të pianos. Studimet Master i kreu në UP në Prishtinë në drejtimin Pedagogji e pianos ( instrumental).

Punën si mësimdhënëse e filloi nga viti 2006 në shkollën e mesme të muzikës në Gjilan, duke kontribuar në avansimin e nxënësve në piano .
Nxënësit e saj janë shpërblyer me shumë mirënjohje dhe çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë këtij viti shkollor, në gjendje pandemie Covid-19, nxënësit e prof. Hajrije Bislimi, kanë arritur suksese në kompeticione ndërkombëtare, duke rrëmbyer njëzet çmime kombëtare dhe internacionale të pianos përmes paraqitjeve online.
Nxënësja e saj Ensa Shala, ka përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare në Vienë duke arritur të fitojë vendin e parë ‘’Overall Winner’’ në piano, një çmim i madh që është arritur për herë të parë nga një shqiptar/e!
Perveç kësaj, tri nxënëset e klasës së prof. Hajrije Bislimi e zunë vendin e parë dhe nxënësit e tjerë zunë vendet e dyta dhe të treta.
Tani nxënësja Fjolla Rukovci, në Turqi u shpërblye me ‘’çmim nderi ‘’ në piano .
Keto suksese vijnë falë profesionalizmit të prof. Hajrije që ka investuar jashtëzakonisht shumë në promovimin e talenteve të rinj të kësaj fushe . Për punën dhe profesionalizmin e saj, u vlerësua nga shume prof. dhe pianist ndërkombëtar ndër vite .

Keto janë suksese dhe krenari për Gjilanin, ( Anamoravën) dhe gjithë Kosovën.

Hajrije Bislimi rrjedhë nga një familje e arsimuar babai me origjinë nga Bukoviku . Familja e Hajrijës ka pasë tradita në muzikë. Këtë dhunti e trashëgoi nga të parët e familjes së babait .
Abdullah Bislimi – Arsever, i cili në vitin 1936 shkoi në Turqi. Më 1937, shkon në Ankara dhe shkollohet për teknolog të pianos. Pastaj punoi në teatrin e Ankarasë professor teknolog i pianos për 47 vjet. Për të ka shkruar një shkrimtar francez. Ai zgjodhi pesë teknolog më të mirë në Evropë, ndër të pestit ishte Avdullah Bislimi- Arsever. Pra, është trashëgimtare e kësaj fushe nga familja Bislimi pas Arsever-it.

Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, kishte shkruar:

Është privilegj të shohim rezultatet e pianistes së shkëlqyer, Hajrije Bislimi, nga Gjilani, profesoreshë me përplot vlera, e cila bashkë me nxënësit e saj, ka marrë pjesë në gara të ndryshme rajonale e internacionale.

Poashtu, edhe përgjatë shkollimit të saj me piano ka shënuar shumë performanca, duke marrur pjesë në shumë koncerte, dhe, duke përfaqësuar qytetin tonë në gara në nivel vendi dhe ato ndërkombëtare të pianos.

Poashtu, përgjatë këtij viti shkollor, në situatën pandemike, nxënësit e saj, kanë marrë njëzet çmime kombëtare e internacionale të pianos përmes paraqitjeve online.

Ensa Shala, ka përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare në Vienë duke arritur të fitojë vendin e parë ‘’Overall Winner’’ në piano. Nxënëset, Bora Baftiu dhe Fjolla Rukovci, zunë vendin e parë, dhe nxënësit tjerë, zunë vendet e dyta dhe të treta në gara të ndryshme. Fjolla Rukovci, në Turqi, u shpërblye me “çmim nderi” në piano.

Të gjitha këto suksese vijnë falë profesionalizmit të prof. Hajrije, e cila ka investuar jashtëzakonisht shumë në promovimin e talenteve të rinjë të kësaj fushe. Të gjithë këto arritje, dhe, nxjerrja e këtyre talentëve është vlerë e shtuar për vetë qytetin dhe Republikën tonë. Nxënësit tanë, me të gjitha barrierat të cilat ballafaqohen, arrijnë të ndërtojnë një trase depërtimi në rrëmbimin e çmimeve dhe lënjen e gjurmëve të pashlyera në arenën ndërkombëtare.

You Might Also Like