Muzikë

Të enjten shfaqje baleti në Gjilan

Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen në Teatrin e Gjilanit të enjten, më 2 nëntor, ora 20:00, me shfaqjen e jashtëzakonshme, të cilën e kanë realizuar në bashkëpunim me koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso. Mos e humbisni. Rekomandohet fuqishëm.
“CORRER O FADO”
Koreograf – Daniel Cardoso
Asistente e Koreografit – Inês Godinho
Kostumet – Maria Monte & Shemsi Avdiu
Skenografia – Daniel Cardoso & Jetlir Kuleta
Fado, mënyra më përfaqësuese e të shprehurit në kulturën tradicionale portugeze. Në një mori lëvizjesh, tingujsh dhe ndjesish, kërcimtarët na përcjellin me lehtësi të dukshme artin e tyre, bukurinë ekstreme, ndjeshmërinë e patejkalueshme, atë që perceptojnë të gjitha shqisat dhe ndjejnë zemra. Në këtë mënyrë çmitizon konotacionin nostalgjik dhe melankolik që mbart Fado.
Shfaqja jepet më 02 nëntor 2023
Teatri i Qytetit – Gjilan
20:00
Biletat 2 euro. Për pensionistë, studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.

You Might Also Like