OPINION

PIKË PAMJET FETARE TË MULLA IDRISIT NË LUFTËN PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR

aliriza  Shkruan: Mr. sc. Aliriza Selmani

 Duke u nisur nga e dhëna se për Mulla Idrisin dhe veprimtarinë e tij patriotike e fetare gjer më tani është folur dhe shkruar relativisht mirë,e në veçanti në librin voluminoz të Dr.Muhamet Pirrakut me titull ”Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945”me 700 fq.,andaj është vështirë të gjendet diç dhe të thuhet e që nuk është përfshirë në këtë libër.Mirëpo duke u nisur nga parimi se kurrë nuk mund të thuhet e tëra,bëra disa përpjekje,që në kuadër të mundësive,t’i prezentoj disa të dhëna pakashumë të panjohura me rastin e shënjimit të 50 vjetorit të rënies së Mulla Idrisit.Të dhënat  memoriale janë të mbledhura kryesisht,në lagjen e qytetit në “Deremëhallë”,në të cilën ka jetuar kohë të gjatë edhe patrioti ynë në fjalë me familjen e tij të ngushtë.Familja e tij vazhdoi të jetonte në këtë lagje edhe pas vdekjes së Mulla Idrisit.Ai ishte njëherit edhe dhëndërr i kësaj lagjeje,ngase gruaja  e tij e dytë,Feridja ,e cila i kishte vdekur pa lënë fëmijë ishte prej familjes Selmani,si dhe gruaja e tretë Hatigjja,me të cilën pati tre fëmijë poashtu ishte nga kjo lagje, e familjes së Hasan Nallbanit-hangjisë…
Mulla Idris Hajrullahu,i cili në popull më tepër njihet si Molla Idrisi, padyshim zë vend më meritor në mesin e shumë intelektualëve patriotë të Anamoravës dhe mund të krahasohet me patriotët e dalluar të kësaj periudhe të lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar të popullit shqiptar.Historia e Mbrojtjes Kombëtare të  Kosovës Lindore dhe të  viseve të tjera si dhe ajo e rezistencës shqiptare antijugosllave pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore e udhëhequr nga Lëvizja e Organizatës së NDSH-së e viteve 1945-1947,ishte temë tabu për gjysmë shekulli,për shkak të ideologjisë komuniste.Kjo bëri që për një kohë të gjatë të mungojë hulumtimi dhe vlerësimi real shkencor i kësaj lëvizjeje.
Mulla Idrizi si udhëheqës fetar islam kishte forcuar pikëpamjen qëndrimin dhe bindjen politike për angazhim të plotë në luftë të drejtpërdrejtë për çlirim kombëtarë të shqiptarëve nga okupatori sllav. Luftë të cilën çdoherë e arsyetonte në aspektin fetarë si domosdoshmëri për çdo shqiptarë. Ai e vuri në shërbim të kësj lufte tërë autoritetin, besimin dhe nderimin që kishte në popull dhe njëkohësisht sakrifikoi vetëvehten, familjen e të tjera për çlirim dhe bashkim kombëtar, kurse cilësinë e dijetarit e tregoi si njëri ndër organizatorët kryesorë të rezistencës shqiptare nukndër okupatorit sllav. Autoriteti i tij në popull kishte arritur edhe shkalën e një legjende duke e konsideruar si të shejtin e kombit të cilin nuk mund ta kapte as plumbi.
Me këtë rast e shoh të rrugës që të citoj pjesë nga fjala e komandantit të artilerisë në mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore,Kapiten Shefqet Bylykbashit,dhënë Dr.Muhamet Pirrakut më 1967,fq.56 në librin e sipërpërmendur:”Sko përgjatë kufirit shqiptaro-serb të vitit dhe të vitit 1944 dhe thirr Ooo Mulla Idris…Të gjitha majet e maleve …të gjitha lugjet e fushave,të gjitha shtëpitë e edhe varret kanë për të përgjigjur…Po ai ishte i shenjtë i kombit dhe nuk e kapte as plumbi,edhe kur i kalontenë gjybe e jelek…Kurrë nuk binte pas pusisë,rrinte pip në këmbë në ballë të betejës,me një kreni e besim të papërshkruar.Kurrë nuk ka ndodhur që t’ia ketë kthye shpinën armikut…”Andaj mund të themi se përkundër përpjekjes 50 vjeçare që të anashkalohet dhe të shlyhet nga kujtesa e popullit kjo periudhë e lavdishme e historisë sonë kombëtare e udhëhequr nga Mulla Idrisi e të tjerë,mbeti vulë e pashlyer në zemrat e bashkëkohanikëve dhe udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme në vazhdim e rezistencës për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Mulla Idrisi gjatë  tërë jetës dhe me tërë qenien e ka luftuar shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi e vende të tjera,këtë plagë të pashuar të popullit tonë,me të cilën do të realizohej qëllimi okupatorit për zbrazjen e Kosovës. Kështu, derisa ishte Bashvaz-Kryeimam në Ylema Mexhlisanë e Shkupit (për në Kosovë,Maqedoni e Sanxhak ) gjatë viteve 1938-1941,në bashkëveprim me patriotët tjerë si Ataullah Kurtishin (Ata Hoxhën),anëtar i mexhlisit,Haki ef.Sermaxhën e të tjerë dhe në veçanti me patriotin e madh Ferat Dragën,udhëheqës i partisë “Xhemijeti” (Bashkimi),të lidhur  edhe me “Komitetin e Kosovës “,me qendër në Shkide,pos aktiviteteve të tjera në të mirë të çështjes Kombëtare,bashkëpunonin për pengimin e shpërnguljes dhe realizimit të marrëveshjes Jugosllavo-Turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve për turqi. Kështu,derisa ishte në strehimoren e tij në Gjyrishec,i vetëdijshëm për të gjitha dhe përkundër propozimit nga të tjerët,Mukka Idrisi nuk kishte pranuar të largohej nga Kosova por i kishte mbetur besnik betimit të dhënë se,” Nuk duhet lëshuar Kosovën por duhet vdekur për të “.
Historia më e re e Kosovës Lindore si pjesë e historisë së popullit shqiptar ka kaluarnë periudha të vështira, andaj, si çdokund në viset e Kosovës edhe në këto anë, okupatorin fashist gjerman e italian më 1941, shqiptarët e kishin pritur me shpresë për ndryshime në të mirë të këtij populli, dhe si çlirues nga okupatori sllav. Siç dihet, pas okupimit fashist, Rethi i Gjilanit u nda në mes të okupatorit italian dhe bullgar. Pjesa që iu bashkua Bullgarisë iu nënshtrua pushtetit shovinist  bullgar, kurse pjesa tjetër e Anamoravës, sipas disa të dhënave, falë angazhimit të Mulla Idrizit, Haqif Tetovës, Fetah Agushit e të tjerëve iu bashkua Shqipërisë Etnike nën administrimin italian e cila paraqitej si çliruese e shqiptarëve prej serbosllavëve.
Që nga kjo kohë në Gjilan u formua Nënprefektura shqiptare me administrim në gjuhën shqipe, u lejua flamuri kombëtar etj. Mulla Idrizi me t’u kthyer nga Shkupi, më 1941,në bashkëpunim me drejtorin e medresesë “Atik” Haki ef. Sermaxhajn, mori iniciativën rreth shqiptarizimit të mejtepeve të Rrethit të Gjilanit, duke aplikuar mësimin shqip në mejtepe dhe në medrese ku ishte emëruar për mësues të gjuhësh shqipe Malo Beci nga Shqipëria.
Pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, u formua Lidhja e Dytë e Prizrenit e cila për Nënprefekturën e Gjilanit formoi Shtabin e Mbrojtjes Kombëtare  të kufirit të Shqipërisë Etnike për Kosovën Lindore. Në këtë shtab për komandant ishte emëruar Mulla idrizi, i cili i përgjigjej direkt Kolonel Fuad Dibrës, komandant i regjimentit të IV të ushtrisë shqiptare në Shtabin e prishtinës.
Në gjysmën e qershorit 1944, kufijtë verilindor shqiptarë sulmohen nga njësitë partizano-çetnike. Më 28 qershor njësitë e korpusit 13 serb tentuan të kalonin në Kikë e Velegllavë, por pësuan disfatë nga shqiptarët e armatosur. Më 26 korrik u bë sulmi i dytë i partizano-çetnikëve në luftën e Kikës dhe te Guri i Zi i Desivojcës. Vullnetarëve shqiptarë u erdhi në ndihmë edhe regjimenti IV i ushtrisë shqiptare dhe kjo luftë e ashpër përfundoi me disfatën e partizano-çetnikëve.
Lagjeja “Deremëhallë” ku, siç tham më parë, Mulla Idrisi e kishte kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij, shtrihej në pjesën jugore të Gjilanit dhe atëbotë kishte rreth 38 shtëpi shqiptare dhe disa shtëpi serbe. Ishte lagje relativisht e re me banorët shqiptarë të ardhur nga fshatrat e rrethinës si dhe një numër të familjeve muhaxhire të ardhura nga Sanxhaku i Nishit më 1877/78,një pjesë e të cilëve mbanin mbiemrat e fshatrave prej nga ishin shpërngulur,si Oranët,Brestovcët,Sllamnikët,Rukovcët etj.Kjo lagje i kishte disa karakteristika që mund ta dallonin nga shumë lagje tjera të qytetit e ndoshta edhe më gjërë.Në atë botë ishte një numër jo i vogël i intelektualëve dhe në rendë të parë i atyre fetarë islam , por edhe disa të tjerë,pastaj kishte disa tregtarë,zejtarë,bujq,etj,por mbi të gjitha pati shumë patriotë dhe veprimtarë të dëshmuar të kauzës kombëtare,si Mulla Idrizi,Halim Orana kryetar i KQ të NDSH-së me qendër ne shkup dhe i ati i tij Ibrahim Orana,sekretar i dytë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Rrethin e Gjilanit dhe anëtarë i Shtabit të Mbrojtjes për Kosovën Lindore,Feriz LLashtica anëtar i po këtij Shtabi,avokat Esat Berisha anëtarë i KQ i Lidhjes së Dytë të Prizrenit i ati i të cilit Mulla Ymer Berisha  imam xhamie në këtë lagje dhe patriot i martirizuar, Shaban Sllamniku aktivist në mobilizimin e rinisë shqiptare në mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore, Alush Hasan Rexhepi oficer ( toger ) i Nënprefekturës së Gjilanit etj.Ndërkaq e kësëaj lagje organizonin sigurimin dhe dërgimin e të mirave materiale për mbriojtësit në kufi. Mirpo duhet shtuar se disa nga zytarët e Nënprefekturës anëtarë të fshehtë të PKJ-së bënin qmos për të peng\uar dërgimin e të mirave materiale per luftëtarët e lirisë në kufi,në qka edhe aty këtu kishin sukses . Aktiviteti i shquar patriotik i shumë personave të kësaj lagje ishte edhe shkas për martirizimin e tyre dhe shumë të tjerëvë , në ditët e fundit të vitit 1944 dhe në ditët epara të vitit 1945. Për fat të keq krahasuar me numrin e shtëpive kjo lagje mban një rekord të  radhë për numrin e shqiptarëve të martirizuar. Kështu në bazë të të dhënave dhe dëshmive të mbledhura nga njerëzit e moshuar dhe bashkëkohanikëve të këtyre ngjarjeve ,thuhet se në këtë lagje atë botë ka patur 33 shqipatrë të vrarë nga okupatori sllavo-komunist. Mirëpo unë kamë arritur të mbledhë të dhëna për 30 shqiptarë të vrarë prej moshash 16 – 62 vjeqarë të cilët i kanë botuar në shtrypin tonë të përditshëm.N` mesin e të vrarëve ishin 5  ylema fetarë , intelektual të tjerë ,tregtarë e të tjerë të cilët u vranë vetëm .
Më posht dua ti shprehi disa të dhëna më karakteristike për Mulla Idrizin të mbledhura pikërisht në këtë lagje të qytetit, nga njerëzit e moshuar dhe bashkëkohanik të ngjarjeve, shikuar me një sy kritik dhe duke i krahasuar me të dhënat e tjera të publikuara e të pa publikuara,për të nxjerrë përfundime sa më të qëndrueshme shkencore.
Mulla Idrizi ishte trup shkurtër por i plotë dhe i gjerë në krahrorë në veshje pedant me shikim të rrept dhe oratorë. Ishte personalitet i radhë në vendosmërin e pikëpamjeve të tija patriotike e fetar. Asesi të binte në grackën  edinakrisë sllave apo sllavo-komuniste, të cilët çdoherë i quante armiq tradicional dhe okupatorë të popullit shqiptarë, të pabesë me të cilët kurrën  e kurrës nuk mund të ketë bashkëpunim. Kurse ata shqiptarë që ishin bashkëpuntorë të tyre i urrente pothuaj se po në atë masë duke i quajtur serbofil, rusofil etj. Kështu kur në një rast derisa ishte duke mbajtur vaz në Xaminë e Madhe të Gjilanit,hyr për tu falur një shqiptar të cilin e njihte Mulla Idrizi si anëtarë të PKJ dhe e urdhëroi të dilte përjasht duke e quajtur spiun por kur ai refuzoi të dilte M.Idrizi e nxjerr revolën dhe me forcën e armës e largon nga xhamia.Mulla Idriz ishte sy pa trembuar dhe tepër i zhdërvjellt në përdorimin e armës,kur në një rast dy persona të porositur ia kishin zënë pritën diku në Karadak dhe kishin shtënë për të vravë edhe pse i plagosur me të shpejtë ua dredhi armën dhe atantatorët mezi kishin shpëtuar.Në frontin e luftës kurr nuk ishte përkulur,prej istikamit në istikam i ipet zemër luftëtarëve dhe shtinte kundër armikut hipur në kalë.Gjybja iu kishte shpuar në shumë vende nga plumbat por kurr nuk ishte plagosur.Ishte punëtor i madhe, nuk guronte të punët më të rënda fizike.Kështu deri sa ishte imam në fshatin Hogosht,në shtëpinë ku banonte kishte bërë kopshtë  të bukur dhe shembull për të tjerët.Kur pas kapitullimit të Jugosllavisë  më 1941 ishte kthy nga Shkupi dhe për një kohë ishte pa kushte për egzictencë,filloi të nxirrte gurë në arën e tij për ndërtimin e shtëpive për të shitur.Mulla Idrizi i vetëdijshëm për pasojat e mundshme nga sllavo-komunistët, ishte kategorik kundër sulmit në Gjilan më 23 dhjetor 1944,dhe për herë të parë e kishin pa duke qajtur.Mirëpo bashkëpunëtoret e tij udhëheqës të lëvizjes së rezistencës ishin kategorik për këtë sulm duke i thënë se “Ti hoxhë je kundër nga se po don ti ruash fëmijët dhe gruan tënde”.Siç dihet bazuar në të dhënat zyrtare të OZN-ës dhe disa të tjera thuhet se Mulla Idrizi në burgun e  Gjilanit ka bërë vetëvrasje duke u djegur.Mirëpo në pyetjen që ua kam bërë shumë njerëzve të moshuar të lagjes dhe të tjerëve,ata duke e njohur karakterin e Mulla Idrizit janë kategorik dhe asesi të binde për një gjet ë till, pos arsyetimeve të tjera thonë se po të donte do të vritej derisa ishte në strehimorën e tij në Gjyrishec,apo në rastin tjeter kur pas kapjes dhe në rrug për në burgun e Gjilanit,një shqiptar anëtar i OZN-ës  i kishte propozuar që të tentonte të ikte më pas për ta vrarë,por Mulla Idrizi iu koshte përgjegjur se “Nuk dua ta vritem pas shpine “.Me të madhe është folur në Gjilan  e rrethinë se Mulla Idrizin e ka djegur dhe varrosur Zija Maxhupi i lagjes “Masuricë” të Gjilanit .Ky edhe një kohë pastaj ka qëndruar në Gjilan dhe shpesh binte në sy duke shëtitur me rroba të bukura kurse më vonë është shpërngulur për Beograd.Mulla Idrizi ishte njeri tepër i drejtë, urrente dhe gjykonte çdo keqëpërdorim ndaj njerëzve të pafajshëm dhe kujtdo qoftë, ishte në gjendje të konfrontohej me çdon keqëpërdorues.Ndodhet shpesh që të hante veëtem buk e kryp dhe nuk lejonte të mirreni e huaja.
Siç dihet njësitë e divizionit 46 serb dhe brigadat partizane të Kosovës të ndihmuara nga njësitë bullgare,më 16 nëntor 1944 pushtuan Gjilanin.Nga kjo kohë filloi rezistenca e armatosur shqiptare kundër vendosjen së pushteti komunist.Më 1 dhjetor u formua Shtabi Superm i Kosovës në krye me Adem Gllavicën,në këtë shtab ishte edhe Mulla Idrizi.Më 2 dhjetor sulmuan Ferizajin, kurse më 23 dhjetor (e shtune) sulmuan Gjilanin.Shkas për këtë sulm ishte sjellja e Brigades XVII maqedone (krvava brigada)në fshatrat e Karadakut e të  Gollakut.Sulmi në Gjilan për një kohë të gjatë ishte tabu temë dhe mendoj se shkenca e historisë akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare lidhur më këtë.Ekziston edhe dilema se kjo mund të ishte vepër e udhëheqjes serbe te rrethit për tu realizuar ajo çka ndodhi pastaj,sepse deri sa më parë kishin vra më tepër njerëz të zgjedhur, si intelektual,patriot,të pasur etj,pas sulmit të shqiptarëve në Gjilan,pushteti, paramilitarët,njerëzit e OZN-ës e të tjerë për disa ditë rresht i patën duartë  e lira që të plaqkisin dhe të vrasin ken të donë.Urdhëri ishte qe askush të mos e lëshojë qytetin dhe asnjë oborri nuk guxon të mbyllet as ditë as natë.Ishin ditë tmeri si netët e Bartolemeut,kur njerëzit vriteshin,therreshin e pushkatoeshin në oborr,rrugë etj.Gropat për rreth qytetit mbusheshin me kufoma të shqiptarëve të vrarë.Atëbotë u vranë e u therrën me qindra e mijëra njerëz të pafajshëm të Gjilanit e rrethinës dhe vetëm pse ishin shqiptarë.
Siç dihet Gjilani me rrethinë krahasuar me viset tjera të Kosovës ka patur numrin më të madh të shqiptarëve të vrarë,sipas disa të dhënave ka patur afër 80 mije të vrarë dhe pjesa më   e madhe e tyre janë likuiduar me “Duar lidhë”,nisur nga shkaku se nuk i kishin bërë askujt gjë të keqe,andaj nuk kanë pse të fshihen apo të mbrohen,pra edhe duke mos qenë edhe boll të vetëdijshëm për qëllimet e etnocidit serbo-sllav.Të shtojmë edhe këtë atëbotë njerëzit vriteshin pa asfar  gjyqi,duke mos lënë të dhena me shkrim,për të mos lënë gjurmë të tyre.Duke   u nisur nga e dhëna se edhe kujtesa është pjesë e historise ,shtrohet pytja sa eshte punuar në mbledhjen e të dhënave memoriale nga njerëzit e moshuar dhe bashkëkohanik të ngjarjeve, kur dihet se njerëzit po vdesin dhe së  bashku me ta edhe një pjesë e historisë sonë.
Që nga kjo kohë një numër i shqiptarëve të arrestuar të ndihmuar nga populli e vazhduan rezistenën e pakompromis kundër  pushtetit sllavo-komunist në kushte dhe rrethana të reja.Në pranverë 1946. në Gjilan u formu Komiteti i Rrethit i Organizatës së NDSH-së në krye me Haki ef. Sermxhë i cili ishte njëherit anëtarë i KQ të NDSH-së në Shkup.Ashtu si në viset tjera të Kosovës edhe në Komitetin e Rrethit të Gjilanit ishte përfshi edhe një numër i inteligjencisë shqiptarë të kohës.Në tetor 1946 Xhon Serreqi derisa ishte i strehuar në anën e Kamenicës formoi Komitetin Komunal të NDSH-së i cili nuk pati jetë  të gjatë.
Aktivitetin e tij patriotik Mulla Idrizi nuk e kishte ndërprerë edhe derisa ishte në strehimoren e tij në fshatin Gjyrishec te vllërërit Sadikaj nga ku mbante lidhje të vazhdueshme me grupet guerile në terren,me Komitetin e Rrethit të NDSH-së në Gjilan dhe përmes tij edhe me KQ të NDSH-së në Shkup.Këto lidhje për një kohë i mbante përmas Haki ef. i cili i a sillte material kryesor të KQ të NDSH-së nga Shkupi.Pos Haki ef. me Mulla Idrizin kontaktonin edhe shumë NDSH-ist të tjerë si Rexhep Dajkovci, Mulla Rizah Poliçka, Maliq Qollaku dhe të tjerë.
Derisa ishte gjallë dhe i strehuar Mulla Idrizi, pushteti komunisti i këtyre anëve nuk ndihej i sigurtë.Gjatë kësaj kohë familja, miq e bashkëpunëtorë  të Mulla Idrizi kanë  hequr të zitë e ullirit nga ana e pushtetit komunist serbosllav të ndihmuar nga disa bashkëpunëtorë të tyre shqiptarë, karierist të verbuar nga propaganda komuniste për të ndjekur, spiunuar,gjykuar dhe likuiduar shumë patriotë të mirfillt të kauzës kombëtare të cilët trajtoheshin si armiq të  popullit, bashkëpunëtorë të okupatorit, ballist , NDSH-ist, propërndimorë etj. kurse familjet  e tyre do të persekutohen në vazhdimsi.Të gjitha këto dhe proceset     gjyqësore  në Prishtinë, Shkup e Gjilan, Mulla Idrizi i përcillte nga strehimorja  përmes njerëzve të tij dhe shtypit të kohës dhe i përjetonte shumë rëndë.
Në këto rrethanve nga friga e pasojave të mundshme pak kush nga miq dhe dashamirët merrnin guximin të kontaktonin me familjen e Mulla Idrizi e cila kishte mbetur pa farë kushtesh për egzistencë , kurse shoqja i persekutohej  nepër burgje.Ndër miq dhe të afërmit të cilët nuk e kishin ndërprerë lidhjen me Mulla Idrizin dhe familjen e tij ishte edhe  Fehmi Selmani, vëlla i gruas e dytë të Mulla Idrizit dhe Hasan Nallbani-hanxhiu të “Deremëhallës”, të cilët do të interesohen  për sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjes së kësaj familje.Fehmiu qush në pranverë të vitit 1945 ishte i njoftuar për vendstrehimin e Mulla Idrizit përmes njërit prej vëllërzëve Sadikaj i cili me porosinë e Hoxhës ishte në shtëpinë e Fehmiut pëe ti marrë disa tesha.Atëbotë Fehmiu e kishte njoftuar të vjehrrën e Mulla Idrizit Hallën Hysnije se hoxha është gjallë në nend të sigurtë.Fehmiu së bashku me Hasan  Hanxhin dhe të birin Isufin ia siguronin Mulla Idrizit shtypin shqip e sërbisht të cilin vinin për ta marrë vëllazrit Sadikaj në bazë në Han.
Siç them edhe më parë për mënyrën e vrasjes së Mulla Idrizit egzistojnë varianta të ndryshme,por asesi të ketë bërë  vetëvrasje.Mulla Idrizi vritet gjatë natës mes 25-26 nëntori të vitit 1949 dhe varroset diku në periferi të qytetit,sipas gjitha gjasave diku rreth Gllamës.Vdiç për të jetuar përgjithmonë në analet e historisë së këtij populli.
Pas vdekjes Mulla Idrizit i mbeti familja e ngushtë e shoqja dhe vjerra me tre fëmijë të vëgjël të cilët pos peripecive të shumta nga ana e pushtetit mbetën për të jetuar në kushte të mjerimit dhe varfësisë (shteti ia kishin konfiskuar edhe dyshekë e jorgan).Mirëpo edhe më tutje nuk mungoi kujdesi i disa miqve të vjetër.Në mesin e atyre që pati përkujdesje të vazhdueshme për  mbijetesën e ksaj familje vend të merituar zen Fehmi Selmani të cilin Hulla Hysnije e konsideronte për vëlla,por nuk mungonte edhe kujdesi i disa të tjerëve.
Për fund dua të shtoj,populli shqiptar si popull ndër më të vjetrit në Evropë gjatë gjithë historisë kaloi peripeci të shumta por prap mbijetoi.Në të kaluarën jo të largët por edhe në kohën për të cilën jemi duke folur të udhëhequr nga forcat demokratike properëndimore të gjitha shpresat ishin të orjentuara në këtë drejtim,por kot, ashtu si më parë edhe këtë herë u flijuam duke u lënënë zonën e interesit të Rusisë Sovjetike-të vendeve komuniste. Dhashtë Zoti dhe tani gabimet u përmirsofshin.

You Might Also Like