Arti pamor

Pikturat e artistit kosovar Sali Musliu do të ekspozohen në Frankfurt

Sali Musliu, artist i ynë që jeton e vepron në Gjermani është bërë shumë i njohur jo vetëm për publikun mbarëshqiptarë, por edhe jashtë vendit. Ai është pjesëmarrës në shumë ekspozita e ngjarje kulturore në Gjermani, duke prezantuar punimet e tija që po mirëpriten nga artdashësit. Nuk kanë munguar ngjarjet kulturore, kur piktori Sali Musliu është paraqitur në ekspozita të përbashkëta me autorë evropianë.

Në këtë vazhdë, Sali Musliu së bashku me artistët Ingrid Sheflain (Ingrid Schaflein) dhe Volfram Cilc (Wolfram Ziltz)  në Frankfurt mbi Majn në Galerinë “Textor74” do të paraqiten me ekspozitën e përbashkët me titull “Ku po drejtohemi?” (Where are we heading?).

Ekspozita do të jetë e hapur prej 16 deri më 22 tetor dhe në të do të ketë edhe aktivitete përcjellëse.

 

You Might Also Like