Sporte të tjera

Pingpongistja Lena Osmani kalon te Flamurtari i Vlorës

Njëra ndër pingpongistët më të mira në Kosovë, Lena Osmani ka kaluar te Flamurtari i Vlorës dhe kjo pingpongistë e dalluar tashti do të paraqitet për ekipin shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj Feati, i cili njëherit është edhe trajneri i saj.

Lena Osmani, kampione e shumëfishtë e Kosovës në pingpong gjithnjë ka patur paraqitje të shkëlqyeshme në gara vendore dhe ndërkombëtare, andaj për të janë ngjallë interesimet nga shumë klube nga Shqipëria.

Treneri i saj, Feat Osmani, shprehet i kënaqur me marrëveshjen me klubin nga Vlora, pasi siç thotë ai, për Lenen është edhe një përvojë shtesë në karrierën e saj si dhe kushtet qe i janë ofruar Lenes për t’i mbrojt ngjyrat e KPP Flamurtari nga Vlora.

Lena Osmani është e ardhmja e pingpongut kosovar, e cila pritet që në klubin shqiptar të zhvillohet edhe më tepër në aspektin profesional dhe gjithsesi se tashti ajo synon edhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare dhe fitimin e medaljeve edhe atje. /kryelajmi.com/

You Might Also Like