Gjilani dhe Dukagjini I Klinës janë përballë në ndeshjen hapëse të xhiros së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës në Futboll. Gjilani hyri në ndeshje pas një serie të mirë nën drejtimin e Debatik Currit, derisa Dukagjini I Ismet Munishit në lkëtë ndeshje u fut pas disa rezultateve jo të mira në xhirot e fundit.
Që në minutën katër pas një gjuajtje nga një pozitë standarde, Artin Merlaku dha një gjuajtje dënimi për mrekulli, nga e cila së pari topi u përplas për shtylle dhe u fut në rrjetë. Ishte evidente se në këtë rast as muri e as portieri nuk ishin të vendosur mirë, ngase mbeti e pa mbuluar ana e majtë e portës.
Në minutat 11 dhe 13, Gjilani ka rrezikuar nëpërmjet Prapashticës dhe Jaroviqit, por në të dy rastet më i suksesshëm doli portieri i Dukagjinit Margono.
Në vazhdim të ndeshjes Gjilani shtoi trysninë drejt portës së Dukagjinit, por të gjitha sulmet ishin shterpe, andaj pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dukagjinit 0;1. /kryelajmi.com/.






