Futboll

Drita do t’i kremtojë sukseset me gazetarët e sportit nga Kosova

Drita ka organizuar një ceremoni festive për gazetarët sportivë të Kosovës për ditën e martë.

Nënkampionia e Kosovës ka njoftuar gazetarët sportivë se më 9 gusht nga ora 18:00 në “Hotel Astoria” në Gjilan do mbahet një ceremoni festive në shenjë falënderimi për punën e mediave dhe gazetarëve sportivë në vend.

Drita pak ditë më parë e kompletoi transferimin e futbollistit Arbnor Muja te gjiganti belg Royal Antwerp.

Shuma që përfitoi Drita për shërbimet e Mujës është rreth 400 mijë euro.

Tre herë kampionët e Kosovës vazhdojnë të mbeten një nga klubet më të organizuara në futbollin e Kosovës në vitet e fundit.

You Might Also Like