Shkruan. Ana AGUSHI
Të rinjtë janë forca dhe e ardhmja e një shoqërie. Ata kanë energjinë dhe dëshirën për të krijuar dhe ndryshuar një shoqëri përmes ideve kreative. Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e vendit, por në fakt ata janë edhe e tashmja, sepse ndikimi i tyre ndihet çdo ditë në mënyrën se si mendojmë, si zhvillohemi dhe si marrim vendime që prekin jetën tonë të përbashkët çdo ditë.
Kur flitet për pjesëmarrjen e te rinjve në vendimmarrje, shumënjerëz e lidhin këtë me politikën. Në të vërtetë jesëmarrja e tërinjve është më e gjerë dhe mund të jetë në fusha të tjera që nukkanë të bëjnë me politikën e që janë po aq të rëndësishme përnjë shoqëri si arsimi, kultura, mjedisi, teknologjia dhekomuniteti ku jetojnë.
P.sh: Në arsim një nga mënyrat më të që të rinjtë mund të jenëvendimmarrës është përmes organizimit në shkolla, ku mund tëjenë pjesë e këshillave të shkollës, ku mund të japin ide përpërmirësimin e procesit të mësimdhënies, organizimin e aktivitete kulturore dhe sociale e humanitare. Këto mund të jenë vendime që tregojnë se të rinjtë janë të aftë të marrin përgjegjësidhe të bëjnë ndryshime pozitive.
Iniciativat e të rinjëve shpesh kanë qenë vendimmarrëse edheshtys e fortë organizative në komunitet duke organizuar projektevullnetare për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë, organizimine nismave për përmirësimin dhe pastrimin e hapësirave publike, mbjelljen pemëve, janë disa shembu konkret ku të rinjët mund tëjenë vendimmarrës dhe të dobishëm për shoqërinë.
Të rinjve në vendimmarrje nuk duhet parë vetëm si pjesë e jetëspolitike. Ata patjetër që duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre përvotë kur ta mbrrijnë moshën. Mirëpo, pjesëmmarrja nëvendimmarrje duhet të filloj nga familja, shkolla lagjja dhekështu të shtrihet në çdo fushë ku ka nevojë për ide të reja dhepërkushtim. Kur të rinjtë angazhohen që të shprehin mendimin e tyre dhe marrin përgjegjësi, ata bëhen qytetarë aktivë qëndikojnë në zhvillimin e komunitetit dhe të vendit. Shoqëria kanevojë për energjinë, kreativitetin dhe guximin e tyre, sepse pa pjesëmarrjen dhe përkrahjen e rinisë, nuk mund të ketë tëardhme qëndrueshme asnjë vend.
Ky artikull është shkruar si pjesë e memoradumit të bashkëpunimit me Asociacionin e Gazetarëve te Kosovës.



