Libri

PO VJEN …

PO VJEN …
me fillimin e edicionit të 16-të të Manifestimit “VJESHTA LETRARE E GJILANIT, që këtë vit nis më 18 tetor 2025, ora 12:00 në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, e, përmbyllet më 20 dhjetor …
PËRMBAJTJA E KËTIJ NUMRI
PËRMBAJTJA
Aziz Mustafa
Autoportret futuristik ( poezi )
Bisedë me shkrimtarin Aziz Mustafa, i cili para pak kohe solli romanin e tij të dytë, NËSE VDEKJA PRET, të cilin edhe e ka në fokus ky numër i revistës AGMIA, e ku paraqiten me vështrimet e tyre:
Prof. Dr. Emin Kabashi : Kujtimet e një jete në faqet e romanit,
Mexhid Mehmeti: Një testament letrar për jetën dhe vdekjen,
Zyrafete Shala: Vdekja si pikë reflektimi në romanin “Nëse vdekja pret” të Aziz Mustafës,
Vilson culaj: Plaga e harrimit transcedental si mjet letrar dhe
ekzistencial i jetës njerëzore,
po edhe një fragment nga romani i Aziz Mustafës, Nëse vdekja pret”…
Me shkrime të tjera kritike e poetike, në këtë numër të revistës letrare – kulturore AGMIA, paraqiteen edhe :
Anton Nikë Berisha, ( Studim i rëndësishëm për veprën e Petro Markos)
Klejda Plangarica, me një cikël poetik),
Dr. Sarë Gjergji, me vështrimin, “Logocentrizmi poetik dhe filozofik në veprën “Prushi i bukurisë” të Anton Nikë Berishës.
Shefqet Dibrani, me vështrimin letrar, ” Elegji për poetin që s’mund të harrohet,
Sherafedin Kadriu, me qasjen, ” Poezi e mëkatit të ëmbël”, nxitur nga vëllimi poetik i Muhamet Halilit, , “Kasaforta erotike”,
Biser Mehmeti kësaj radhe na paraqiitet me një cikël poetik.
Ky numër i revistës AGMIA përmbyllet me paraqitjen e dy botimeve të reja: “Një himn për jetën dhe njeriun e këtij nënqielli” që ka të bëj me vëllimin poetik të Sherafedin Kadriut, “Kur vdesin ngjyrat si dhe. shkrimi , “Libri që shprush një botë ndjenjash të njeriut”, që vë në dukje librin poetik të sapobotuar të Sabit rrustemit, “Shprush nëpër dej”.
(K. Rexha)

You Might Also Like