Libri

Poezi e vogël (variant)

Avdush Canaj

poezi e vogël
( variant )

kjo poezi është e vogël
sa një kokërr mollë

çdo varg e ka të ëmbël
si vera pa këmishë

ëmbëlsohuni sa të doni

po deshët mbushni
edhe xhepin e dëshirës

vetëm pak lini
për pëllumbin tim
kur vjen të pushojë
në tastier të rimës

You Might Also Like