Libri

Poezi nga Shefik Surdulli

Ka kohë
që nuk ma ke zënë udhën
Nuk të kam takuar
Të të them
që hyjnesha e Zeusit
nuk erdhi
Mbase do t’më tallin
– e, ç’ke ti me te,
të më thonë!
Si s’kam,
kur ti pret një hyjneshë…
e ajo nuk vjen!
Ka kohë
që nuk të kam takuar
Vargu im.

You Might Also Like