Kamenicë

Policia e Kosovës duhet të jetë e pranishme me patrullim

 
Në takimin e djeshëm me zyrtarë të KFOR-it të mbajtur në Karaçevë u bisedua për problematikat e këtij fshati ndërsa tema bosht ishte problemi i kamotshëm i kufirit diskutabil mes Kosovës dhe Serbisë.
Me këtë rast zyrtarë të KFOR-it u njoftuan nga përfaqësues të Bashkësisë lokale me sfidat e pasigurisë në këtë zonë buzë kufirit Kosovë – Serbi, ndërsa banorët lokal e konsiderojnë shpresëdhënëse praninë e KFOR-it në vendin tonë si një trupë paqeruajtëse.
Zyrtarë të Bashkësisë Lokale dëshmuan me fotoargumente hyrjen e forcave militare serbe në Kosovë, përkatësisht në fshatin Karaçevë. Lidhur me këtë, Karaçevasit kanë kërkuar mbështetje nga ana e KFOR-it që të jenë zëri i arsyes kurse patrullat policore të Kosovës të jenë të pranishme të cilat shtojnë shpresën për sigurinë e banorëve lokal. Hyrja e forcave militare serbe në vendbanimet shqiptare është e shpeshtë dhe krijojnë shqetësime dhe tensionon situatën në vendin tonë.
Rruga e asfaltuar në hyrje të fshatit Karaçevë e Poshtme është bërë vend i pasigurtë, ndërsa në secilin çast policia dhe xhandarmëria serbe mund të jetë e pranishme dhe të shkaktojë probleme për qytetar të vendit.
Nga ky takim zyrtar mes KFOR-it dhe zyrtarit të BL Karaçevë u mboll shpresa se faktori relevant lokal i sigurisë publike, Policia e Kosovës duhet që sa më parë të jetë e pranishme me patrullim dhe të eliminohen barrierat e mundshme përgjatë rrugës së asfaltuar e cila të shpie drejt qendrës së fshatit Karaçevë e Poshtme.
 
 
 

You Might Also Like