KRONIKË E ZEZË

Policia është vënë në kërkim të dy personave për vjedhje të rëndë


KATEGORIA E VEPRËS PENALE
  • · Vjedhje e rëndë ( nga neni 315)
 
PËRSHKRIMI:
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Datëlindja:   E panjohur
Adresa e banimit: E panjohur
Komuna: E panjohur
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

You Might Also Like