Gjilan, 17 dhjetor 2025
Me datën 16.12.2025, Njësia Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan në ambientet e shkollës së mesme të ulët ‘’Zija Shemsiu” në Gjilan, kanë realizuar një ligjëratë informuese dhe vetëdijësuese me temën “Pasojat dhe rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike”, ligjëratë kjo duke pasur parasysh se ndodhemi në prag të festave të fund vitit, periudhë kjo kur përdorimi i këtyre mjeteve është më i shpeshtë.
Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan në mënyrë të drejtpërdrejtë për rreziqet serioze që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht nga personat e mitur. U theksuan pasojat e mundshme për shëndetin fizik, u njoftuan për rëndësinë e shmangies së përdorimit të mjeteve piroteknike, respektimin e ligjit dhe ndjekjen e këshillave të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe pasojave.
Kjo ligjëratë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te nxënësit, edukimin e tyre për sjellje të përgjegjshme në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt e festiv për të gjithë qytetarët gjatë ditëve të festave.



