Gjilan

Aktivitete të shumta të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni

Bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takuam e bashkëbiseduam me gra e vajza të qytetit

Në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës me baza gjinore”, fushatë e cila synon të forcojë veprimet për t’i dhënë fund dhunës në mbarë botën, nën moton “THYEJ HESHTJEN, RAPORTO DHUNËN”, gra dhe vajza bashkëqytetare u mblodhën në Teatrin e Qytetit. Bashkë me Ministren Haxhiu dhe gratë pjesëmarrëse, diskutuam rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore .

Pas bashkëbisedimit frytdhënës, të shoqëruar nga zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu dhe zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani vizituam panairin “Festo Tradicionalisht” të organizuar nga OJQ “Gruaja Hyjnore”.

Vizitën e përmbyllëm me vajzat e klubit të basketbollit “United Basketball” dhe klubit të pingpongut “Drita”, të cilat na mirëpritën në hapësirat sportive ku ato stërviten.

Me mbështetjen nga niveli qendror dhe angazhimin në nivel lokal, vëmendjen e institucioneve po e kthejmë nga gratë e vajzat.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like