Se deri ku shtrihen fiset e veriore shqiptare në ish-territorin otoman të quajtur “Sanxhaku i Novi Pazarit” , i cili në atë kohë, ishte në kuadër të Vilajetit të Kosovës, shkruan shumë autorë të huaj por edhe vendas. Në këtë artikull, ne kemi paraqitur disa nga shkrime të autorëve si: Theodore Iphen, Georg fon Gyurkovics, Gaston Gravje, Sami Frasheri, Dr. Milisav Lutovac, Andrija Joviçeviq, Jovan Cvijiq, Frok Zefi, e të tjerët.
Ismet Azizi
Migrimi u zhvilluan në drejtime që ishin përcaktuar nga koha dhe rrethanat politike. Efektet e tyre anësore ishin kryengritjet dhe trazirat shpeshta. Struktura aktuale e popullsisë nuk është identike me at nga e kaluara. Por, kryesisht janë të pranishëm vëllazëritë dhe fiset më të mëdha, të përmendura më lart.
Harta turke : Sanxhaqet e Vilajetit të Kosovës[1]
- Sanxhaku i Shkupit (Uskub), i cili përfshirë qytetin e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikun, Shtipin, Kratovën dhe Koçanin.
- Sanxhaku i Prizren, ka përfshirë qytetet e Prizrenit dhe të Tetovës.
- Sanxhaku i Pejës ( İpek), ka përfshirë Pejës, Gjakovës, Guci, Beranwn dhe Tërgovishtën. (Rozhajën / Tutin).
- Sanxhaku i Prishtinë ka përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Vushtrrinë, Gjilanin dhe Preshevën.
- Sanxhaku i Novi Pazarit ( Yeni Pazar), ka përfshirë qytetet : Novi Pazar, Sjenicë, Kolashin, Nova Varosh dhe Prijepolje.
Sipas konsullit Theodora Iphena, Sanxhaku[2] në shkurt të vitit 1877 përfundimisht ndahet nga Vilajeti i Bosnjës dhe përfshihet në vilajetin e Kosovës. Ne jemi përqendruar ekskluzivisht në zonën e ngushtë të tij, dhe në qytetet : Jeni Pazarit (Novi Pazar) Plevla, (Taslixha) Prijepole Kolashin, Bijelo Pole (Akova), Nova Varosh, Berane, dhe Tërgovishtë (Rozhajë), edhe pse ndarjet gjeografike dhe administrative ishin të shpeshta.
Sa përket popullsisë dhe ndarjes etnografike dhe vlerësimin gjeografik të Sanxhakut , duhet të ndahet në pjesën veriore dhe at të jugut. ” Në pjesën veriore popullsia, me përjashtim të një pjese të vogël, është homogjene sllave, konkretisht fiset boshnjake. Në rrethin e Plevlës, Prijepoljes, Kolashin, Bijelo Poles, Beranës, Nova Varoshit, jetojnë kryesisht fiset boshnjake, ndërsa në Sjenicë, Novi Pazar dhe Rozhajë e Mitrovicë jeton elementi kombëtar shqiptar. Shqiptarët kanë një forcë ekspansioniste shumë të fortë, në vetvete edhe janë aq të forta sa që kalojnë kufijtë e Shqipërisë, në veri dhe në lindje në brendësi të Sanxhakut. Elementi shqiptar më së shumti paraqitet në qarkun e Rozhajë, sidomos në luginën e lumit Ibër, përgjatë luginës së Ibrit deri në Mitrovicë. Me Rozhajën në veri i bashkohet Peshteri, i cili një pjesë i takon N. Pazarit dhe Sjenicës. Aty jetojnë gjithsej rreth 30.000 shqiptarë.
Për popullsinë e Sanxhakut në këtë kohë ka shkruan në shkrimet e tij, Gaston Gravje[3] . I pari ka përshkruar gjendjen ekzistuese pas largimit të turqve nga ky rajon. Pikërisht, për shkak të boshllëqeve të shkaktuara nga këto migrime, shqiptarët (Kelmendët , Hoti, e Gruda) kanë ardhur dhe janë vendosur në Peshter dhe Rozhajë, madje në Tutin, Sjenicë dhe Novi Pazar, ku ende i gjejmë.
Nga e gjithë Sanxhak, Peshteri në vitin 1912, në fakt e gjithë zona ka qenë e pushtuar nga elementi shqiptar. Me përjashtim të fshatit Suhodo, Buxhevë dhe Dojkë, të cilat janë plotësisht ose pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare. Megjithatë për dallim nga shqiptarët e Kosovës shqiptarët e Peshterit janë vendos me familje nga fise të ndryshme (Kelmend, Kuç, Shalë, Hot, Grudë etj). Të ndikuar nga myslimanët boshnjakë, mësuan gjuhën e tyre dhe madje morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuha e tyre dukshëm u largua nga gjuha e folur nga pjesa tjetër, gegërishte (dialekt i gjuhës shqipe në veri të Shqipërisë). Megjithatë, ky popull ruajti veçoritë e racës së tij (etnia). Askush, madje as bariu i vogël nuk ndahet nga pushka e tij. Autoritetet turke kanë mbetur vetëm në emër. Hakmarrja është e pranishme sikur të ishin në mes të Shqipërisë. Pasiguria është këtu më shumë se kudo në Sanxhak.
Sipas Milisav V. Lutovac, banorët e Rozhajës dhe me gjerë atë të Tutinit[4], konsiderohet se kanë formën e tyre origjinale të fiseve të Malësisë (Shqipërisë veriore), ata formuan vëllazëri të reja të cilat kanë ruajtur organizimin e vjetër fisnor duke mos shkëputur lidhjet me ëmën Shqipëri, dhe nëse paraqitet nevoja , ata veprijnë të bashkuar. Edhe pse kanë pranuar fenë islame, ata nuk kanë hequr dorë nga jeta fisnore . Për më tepër, ata janë angazhuar të gjithë së bashku që fiset të mbijetojnë duke i përhapë vëllazëritë e tyre. Si pasojë e vetëkënaqësisë janë fshatra të veçanta, lagje, çarshitë. Për nga fiset ata janë përbërë nga: Kelmendi, Hoti, Gruda Shkreli Shala dhe fiset tjera të malësisë në Mal të Zi.
Kuçët u vendosën në luginën e lumit Lim, duke zbritur nga lartësitë në luginat pjellore dhe kanë vazhduar deri në Priboj.
Jovan N. Tomic, thotë[5]: “ai që hedh shikimin në hartën etnografike të Sanxhakut në veprën e z Jovan Cvijiq “Bazat e Gjeografisë dhe gjeologjisë të Serbisë së Vjetër dhe Maqedonisë”, do të bjerë në sy një trevë pothuajse në mes të Sanxhakut, i ngjyrosur me një ngjyrë e përhimë në të verdhë, dhe për rreth ka disa oaza të kaltra, nëpër të cilin janë vendosura gjysmë hënëzat ngjyrë të kuqe. Kjo është rrafshnalta e Peshterit. Këta Shqiptarë në Peshter janë të parët dhe me vendbanime më të vjetra në Sanxhak, të cilët autoritetet turke i sollën atje dhe kryesisht kanë prejardhje nga fisi katolik Kelmend. Imigruan në Peshter si blegtorë dhe u vendosën në tërë rrafshnaltën. Në vitin 1707 ka pasur 274 shtëpi, të shpërndara në të gjitha anët. ”
Frok Zefi në punimin e tij shkencor, shkruan[6], “Peshkopi shkupjan Mihael Summa shkroi për Romën nga Beogradi më 6 qershor të vitit 1739 , për mbarimin e dhimbshëm të luftës austro-turke, dhe për atë në të cilën ai personalisht dhe besimtarët (shqiptarët krishterë) nga Peshteri si dhe shumë të tjerë duhej të kalonin nën sundimin austriak.
Në një letër të shkruar në Vjenë më 10 nëntor 1736, autoritetet ushtarake do të informojë perandorit Karlin e VI-të, se si Kryepeshkopi Summa në marrëveshje me komandantin ushtarak të Jagodinës, kolonelin Schnepper në dioqezën e tij ngriti krishterët të revoltohet kundër turqve. Turqit kishin marrë vesh për këtë dhe nuk guxoi të kthehet në Shkup. ”
Në raportin e tij Don Pavai Zoganji shkruan Kongregatës për përhapjen e besimi, më 20 gusht . 1767 përmend gjendjen në Peshteri ku në fshatin Ugëll ka mbetur vetëm një familje katolike, dhe në fshtrat tjera, aty këtu ndonjë plakë vjetër. Peshterasit kanë hequr dorë nga besimi katolik në vitin 1745 dhe më pas kisha katolike në Kamenicë ka pushuar së ekzistuar.
Sipas, Sami Frashërit, Trgovishta [7]gjegjësisht Rozhaja gjendet në Vilajetin e Kosovës , në Sanxhakun e Pejës Është një qytet i vogël dhe me të njëjtin emër, i cili është i vendosur në anën verilindore të Pejës me, përafërsisht ka 3.000 banorë.
Ka 62 fshatra, banorët e të cilëve janë kryesisht shqiptarë dhe një pjesë të vogël folës të gjuhës boshnjake. Në brendësi të vendbanimit janë 6 xhamia, 150 magazinat dhe dyqane, 6 mejtepe, dhe 1 kishë. Klima është shumë e ftohtë, dimrat janë të gjatë dhe të fortë. (Të dhënat i referohen fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë).
Georg von Gyurkovics[8] “Gurkoviq njihet si përkrahës i Perandorisë Austro-Hungareze. Më shumë se dy mijë vjet të shqiptarët jetojnë në ato zona, thotë Gurkoviq në librin Albanian , “als eine Zähe und wilde Rasse“. Ata u vendosën në këto zona tashmë dhe kanë mbetur deri më sot “nur Krieger, Hirten und Rauber”, me armët shqiptare në duart e tyre, por, pa libra shqiptare. Jetojnë në Gadishullin Ballkanik shumëgjuhësh, thotë Gurkoviq.
Sipas bindjes të tij, kjo zone para se gjithash ka një term etnik dhe jo politik apo historik. pasi nuk është shtet apo krahinë unike
Kufiri etnik arrin deri te malet e Sharrit, por shtrihet në jug të Serbisë, ndërsa në veri arrin në Kolashin, Guci dhe Plavë, përgjatë Ibrit deri në Rozhajë .
Në web faqen për mbiemrat malazezë shkruan[9], Klimen, para ardhësi i tyre (rreth vitit 1330 ) nga Travniku (Bosnja), trashëgimtari mandej Klimen erdhi në Piper, nga aty në Kuç. Me zhvillimin e familjes shumohen si vëllazëri (Fis) .Vëllazëritë e tyre janë shënuar si: Klimen, Klimendi, Klimenda, Klimençanin, ka në Nikshiq, Tivar, Tuz, Ulqin, Rijeka Crnojevica, Zetë, Pastrovic , Podgoricë, në gjirin e Kotorrit, Grbalj, në fushën e Bijelo Polje, në zonën e Novi Pazarit, Guci, Rozhajë, fshatrat e Sremit (Mirkovci, Nikinci dhe Hrtkovci), Kovilj (Baçkë), Guzi (Velipojë ), Shkodër, Durrës dhe Tiranë (Shqipëri), në rrethinën e Pejës si: Rugovë, Gjakovë dhe Prizren.
Sipas Andrija Joviçeviq[10], Kliment / Kelmendasët janë përhapur nëpër luginën e lumit Lim në Sjenicë dhe Peshter, dhe më tej në Novi Pazari. Këto fise janë përhapur në Dukagjini, ku me kafshët ë tyre kanë zbritur në Gjakovë, ndërsa të tjerët u ndalën për të kaluar në bregdetin Adriatik nga Ulqini në Durrës. atje janë të zhvendosur dhe të shpërndara nga deti Adriatik deri te lumi Sava dhe Danubi, nga Llovqeni deri te Gjakova dhe Prizreni.
Mariano Bolizza[11],thotë se Kelmendët kanë arrit deri në Pllovdiv të Bullagarisë.
Familjet e ardhacakë nga “Arnautllaku” (nga ish Sanxhaku i Novi Pazarit) [12]përfaqëson grupin mjaft të dallueshëm në mesin myslimanëve të Zhepës. Imigrimi i tyre në Bosnjë bie në periudhën e pushtimit nga Perandoria Austro-Hungareze, dhe pas ndarjes definitive Sanxhakut të Novi Pazarit nga të Vilajeti i Bosnjës (1877). Vendosja e tyre në Zhepë, sa mundë të konstatohet nga tregimet, ishte bërë pjesërisht në faza, ndërsa disa fise kanë lëvizur direkt nga Sanxhaku. Sot në zona e Zhepës ka 13 vëllazëri, të cilët kanë ardhur nga “Arnautllak” (rrallë dëgjohet për ta thënia “Arnaut”, por të gjithë thonë: “Ne jemi nga Arnautllaku”). Vetëm në fshatin Krnjiq, sot jetojnë pesë vëllazëri të cilët përkasin të ardhur nga Sanxhaku i Novi Pazarit. Është interesant se këtu vendasit të ardhurit nga Sanxhaku i qu
[1] Kosovo Vilayet, Memalik-i Mahruse-i Shahane-ye Mahsus Mukemmel ve Mufassal Atlas (1907
[2] Theodora Iphena, Glasnik zemaljskog muzeja u Bosni i Hercegovini knjiga 2, god. III, Sarajevo, april-juni 1891.god” Izvor z. m.154 str.i str155
[3] Gaston Gravje “Novopazarski sandžak”, Zavičajni muzej, Novi Pazar 1977
[4] kosoMilisav V. Lutovac,Rozaje i Stavica (danasnja opstina Tutin) antropogeografska istrazivanja, Srpski etnografski zbornik, knj. LXXV, Beograd 1960,
[5] Jovan N. Tomić ,O ARNAUTIMAu staroj Srbiji i Sandžaku1913. Izdavač: Knjižara Gece Kona.,Knez Mihailova ulica 1, Beograd
[6] “250 godina doseljenja Albanaca Klementinaca u ove krajeve”, str. (LI3-726) Frok Zefiq ASVS .Congr.C oncilii,R elationesV,i sitationeasd limina, Scopien.v, ol.728. .737.2 Archivitrm Secretum Vaticanttm (ASV), Processus consistorialevso.
[7] “Rožaje u KÂMÛSU’L-AL’ÂM-u Šemsettina Samija” 23. jul 2010.god. preveo, Redžep, Škrijelj.
[8] Georga von Gyurkovicsa, Albanien, Schilderungen von Land und Leuten, Wien 1881
[9] http://www.montenegro.org.au/K.html
[10] Andrija Jovicevic Malesija. 424 str.
[11] [13] Fransoa Lenorman, Turci i Crnogorci, Pogorica 2002, 279-280
[12] Bosna Žepa – Porijeklo stanvništva Objavio/la Mirsad Rogatica 21.02.2011.